Futboll Kategoria Superiore Sport

KRAHASIMI ME JAVËN E 25/ Vllaznia 13 pikë më shumë se sezonin e shkuar, 4 skuadra në… “ngrirje”

Java e 25-të e Kategorisë Superiore, mbylli siparin ditën e diel, teksa skuadrat do të qëndrojnë pushim për afro 2 javë, për shkak të angazhimeve të ekipeve Kombëtare, për ndeshjet e muajit mars. Në përfundim të kësaj jave, Vllaznia, u rikthye në krye të tabelës, duke përfituar nga hapi fals i Laçit, Partizanit dhe Teutës.

Në hulimtinim e përjavshëm të “Panorama Sport”, për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 25-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laçi.

Ndërkohë, për sa i përket listës së bilanceve negative, ajo kryesohet nga Skënderbeu me plot 19 pikë më pak se vjet, për të vijuar më pas me kampionët e Tiranës, Kukësin dhe Bylisin.

Vlen të theksohet fakti se Kastrioti dhe Apoloni nuk bëjnë pjesë në këtë krahasim, pasi sezonin e kaluar militonin në Kategorinë e Parë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

VLLAZNIA +13 pikë

LAÇI              +3 pikë

PARTIZANI +5 pikë

TEUTA         +4 pikë

TIRANA        -12 pikë

KUKËSI        -12 pikë

BYLIS             -10 pikë

SKËNDERBEU -19 pikë

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ryan Giggs: Bale është uellsiani më i mirë që kam parë

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq para fillimit të ndeshjes, 5 lojtarë pozitiv me COVID-19

Delo.autor

SALAH KËRKON KONFIRMIMIN/ Jam gati, 44 golat nuk më vënë në presion

Isa.Autor

Leave a Comment