Futboll Sport

“PELE ËSHTË MASHTRUESI MË I MADH”/ Ja reagimi brilant i tifozit të Barçës ndaj kritikave të Pele… (FOTO)

Një tifoz i Barcelonës e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për t’iu përgjigjur kritikave të Peles ndaj yllit të klubit katalonas, Lionel Messit. Tifozi, i cili e përdor llogarinë @PCRV22, e ka bërë një listë postimesh të titulluar “Pele: Mashtruesi më i madh në historinë e futbollit”.

Braziliani 78-vjeçar e kishte kritikuar Messin duke thënë se ky i fundit nuk duhet të konsiderohet me të dhe Diego Maradonën, pasi që e ka vetëm një aftësi dhe varet më shumë se që duhet nga këmba e tij e majtë.

“Pikë së pari, Pele nuk i ka shënuar 1283 gola, 526 nga këto gola i kishte shënuar në ndeshje miqësore jozyrtare dhe ndeshje të turneve të ndryshme. Ai madje i llogariste edhe ndeshjet që i luajti gjatë kohës kur ishte ushtar në turnetë që mbaheshin nga ushtria. Ai i ka shënuar vetëm 757 gola në 812 ndeshje zyrtare. Mirëpo, kjo është mjaft mbresëlënëse ende, apo jo? JO”, shkruan tifozi i Barcelonës në Twitter.

“Pse? Sepse nëse e shikoni rezultatin përfundimtar, do ta vëreni se sa shumë dallim kishte mes ekipeve në ndeshjet kur Pele i shënonte më shumë se 3 gola. Mund ta shihni se ekipi i Peles i fitonte ndeshjet me rezultat si 11-0”.

“Nëse i shikoni klubet kundër të cilave ka luajtur, do t’i vëreni klubet si Nacional, Juventus dhe Botafogo, por këto nuk janë klubet e vërteta nga Uruguai dhe Italia, por janë klube më të njëjtin emër që kanë luajtur në një turne lokal të regjionit, Campeonato Paulista”.

“Para vitit 1971, Santosi kishte luajtur në këtë turne lokal, pasi që nuk ekzistonte ende asnjë ligë zyrtare e Brazilit. 470 nga golat e Peles u shënuan ndaj kundërshtarëve të dobët në garat lokale”.

“Kur ai luajti në një ligë të nivelit të lartë për Santosin, ai i shënoi vetëm 34 gola në 84 ndeshje, me një mesatare prej vetëm 0.4 golave në ndeshje, statistikë kjo e tmerrshme. Pele është më afër Giroudit sesa Messit, pasi që ai kishte një mesatare prej 0.44 golave në ndeshje për Arsenalin”.

Related posts

ISH-MBROJTËSI I CHELSEAT SULMON SARRIN/ Jamie Carragher: Ofron paraqitje të turpshme, bën që kundërshtari të…

Delo.autor

BARCELONA – CELTA VIGO/ “Katalanasit” kërkojnë epërsinë në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shpallet “Lojtari i Vitit” në Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment