Futboll Sport

KA NDODHUR VETËM NJË HERË/ Ja fituesi i “Super Topit të Artë”…

Jo shumë lojtarë e kanë pasur fatin dhe privilegjin e hyrjes në historinë e futbollit, duke fituar “Topin e Artë”. Vetëm njëri prej tyre e ka shijuar “Super Topin e Artë”, sepse kjo ka ndodhur vetëm një herë. Vepra të tilla i përkasin Alfredo di Stéfano.

Legjenda e Real Madridit e mori “Topin e Artë” në vitin 1989 nga revista “France Football”. Në të njëjtin vit, Marco Van Basten u emërua lojtari më i mirë në Europë, për herë të dytë në karrierën e tij. Dhe prestigjioza javore franceze vendosi për të dhënë një çmim special për lojtarin më të mirë europian të tri dekadave të fundit.

Për këtë rast të veçantë, “France Football” bashkëpunoi me lexuesit e saj nëpërmjet votimit. Bashkë me jurinë përkatëse, ata vendosën që fituesi i “Super Topit të Artë” të jetë Alfredo Di Stefano, përpara Johan Cruyff (fitues më 1971, 1973 dhe 1974) dhe Platini (1983, 1984 dhe 1985), të cilët e mbyllnin podiumin. Më tej, numri i votave pozicionoi Beckenbauer (1972 dhe 1976), Keegan (1978 dhe 1979) dhe Rummenigge (1980 dhe 1981).

Ish-sulmuesi legjendë i Real Madridit, gjithashtu, kishte privilegjin për ta fituar “Topin e Artë” në edicionet 1957 dhe 1959. Ndoshta në këtë edicion të vitit 2018, një tjetër lojtar i Real Madridit, si Luka Modric, do të shtohet në listë…

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

FRIKSOHET MILANI DHE CHELSEA/ REALI i gatshëm për ti rrëmbyer “YJET”

Isa.Autor

“NUK PATA FAT”/ Khedira: Dua të fitoj tre trofet me Juventus, Ronaldo? Ai është një shembull

Delo.autor

Leave a Comment