Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Super sfida Roma-Milan, ja bilanci interesant mes dy skuadrave…

– Pas një serie prej katër humbjesh radhazi, Milani ka arritur të fitojë tri nga gjashtë përballjet e fundit me Romën, duke barazuar dy e humbur një.

 Me suksesin e 26 tetorit 2020, Roma është skuadra ndaj së cilës “Djalli” ka luajtur më shpesh në Serinë A dhe ka fituar më tepër. Për kuqezinjtë 76 gëzime në 172 përballje.

 Roma ka humbur ndeshjen e fundit në “Olimpico” ndaj Milanit, por nuk humb dy herë radhazi ndaj kuqezinjve që prej vitit 2005.

 Në 9 raste që kanë qenë mes katër të parëve pas 10 ndeshjesh kampionati, verdhekuqtë janë renditur të tretët në fund të sezonit.

 Si Milani, ashtu edhe Napoli kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e luajtura deri tani. Vetëm në katër raste në historinë e Serisë A ka ndodhur që një skuadër të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e para: Juventus 2005/’06, Roma 2013/’14, Napoli 2017/’18 dhe përsëri Juventus 2018/’19.

 Ndaj Romës kuqezinjtë do të kenë rastin të bëhen e treta skuadër në historinë e Serisë A që arrin 15 sukses në transfertë gjatë një viti kalendarik pas Napolit në 2017 (18F) dhe Juves në 2018 (15 F).

 Me vetëm një gol, ekipi i Murinjos është ai që ka pësuar më pak nga goditjet standarde. Pas verdhekuqve dhe Napolit, vjen “Djalli” me tri ndëshkime nga kjo dinamikë.

 Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, mund të shënojë golin e tij të 400-të në kampionatet kombëtare ku ka milituar: i pari daton në 30 tetor 1999, kur 15% e lojtarëve me të paktën një prezencë në këtë Seri A nuk kishin lindur ende (74 nga 489).

Related posts

MOVIOLA E KUKËSI-PARTIZANI/ Arbitri nuk ka nevojë për VAR-in, dyshime për pozicionin e Carës (VIDEO)

Delo.autor

Kroacia në finale/ Presidentja reagon e para për suksesin historik (FOTO)

Isa.Autor

Eusebio Di Francesco: Ndaj Barcelonës do luaj si të barabartë, nuk e kemi frikë

Sadik.Autor

Leave a Comment