Futboll La Liga Sport

KA TË DREJTË/ BALE “kapet” me SALAH: Goli im ishte për “PUSHKASH” sepse…

Sulmuesi i Real Madridit ende është i inatosur se pse goli i tij mahnitës në finalen e Ligës së Kampionëve nuk u vlerësua sikurse goli i yllit të Liverpoolit në derbi. Gareth Bale beson se goli i tij më gërshërë në finalen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve është dashur që ta merr çmimin Puskas, me golin e Mohamed Salah që nuk “mendon se është i tillë”.

“Po, jam i befasuar, të jem i ndershëm”, ka thënë Bale për FourFourTwo kur është pyetur për këtë gjë. “Çfarë të them? E ka bërë çmimin të duket pak i vogël, edhe pse edhe goli i Salah ishte interesant”.

Përderisa bale kishte mbetur i zhgënjyer se pse goli i tij kundër Liverpool nuk është vlerësuar, askush nuk mund ta mohojë arritjen e tij. 29 vjeçari thotë se ai e dinë që ka bërë diçka speciale kur e ka goditur topin me këmbën e tij të majtë, edhe pse ishte gati 20 metra larg.

“Ishte instiktive”, ka shtuar Bale.

“Kisha trupin e vendosur në mënyrë të drejtë, e kisha këmbën drejt dhe e kapa shumë mirë. Kur e kap topin mirë, e dini që ai përfundon në rrjetë”.

Related posts

TURPI I RIVER PLATE/ Pas sulmit të autobusit bëjnë edhe GJESTIN MAKABËR (VIDEO)

Isa.Autor

NDRYSHON HIERARKIA NË KOMBËTARE/ Duka gradoi Hysajn kapiten të Kombëtares, ja si reagon Mërgim Mavraj

Delo.autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment