Futboll La Liga Sport

LIVE/ “TOPI I ARTË”: Shpallet renditja e gjysmës së nominimeve, lista identike. MODRIC pritet që…

Zhvillohet mbrëmjen e sotme në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë”, çmimi i përvitshëm që jepet nga revista “France Football”, ku 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit.

Parashikimet janë të mëdha që fituesi të jetë Luka Modriç, e duke lënë pas në podium Kristiano Ronaldon dhe Antuan Grizman. Kroati mendohet të jetë i pari që do të thyejë hegjemoninë 10-vjeçarë të Ronaldos dhe Mesit në këtë çmim individual, ku të dy e kanë fituar nga 5 herë. I fundit para tyre, ka qenë Kaka që e ka fituar këtë çmim.

“France Football”, do të publikojë renditjen e 30 të nominuarve, deri në kulmin e mbrëmjes, që do të nisë në orën 21:00, e ku do të akordohet edhe çmimi i madh i “Topit të Artë”.

LIVE TOPI I ARTË

18:56 | Vendi i 14-të në klasifikim është për, Tibo Kurtua.

14- Tibo Kurtua

18:40 | Teksa është zbuluar renditja e gjysmës së listës me kandidatët për Topin e Artë, konfirmohet ajo foto që po qarkullonte në të gjitha rrjetet sociale. Deri më tani, renditja është identike, për vendet nga 15-30, dhe pritet që edhe fituesei të jetë Modriç, siç pasqyrohet në listë.

15438557186000

18:36 | Pol Pogba në vendin e 15-të.

18:31 | Vendi i 16-të, shkon për Serxhio Agueron

16- Serxhio Aguero

18:23 | Garet Bejl dhe Karim Benzema, ndajnë vendin e 17-të në klasifikim.

17- Garet Bejl

17- Karim Benzema

18:10 | Serxhio Ramos, Roberto Firminjo dhe Ivan Rakitiç ndajnë vendin e 19-të, me pikë të barabarta.

19- Roberto Firminjo

19- Ivan Rakitiç

19- Serxhio Ramos

17:59 | Edinson Kavani, Sadio Mane dhe Marselo, ndajnë vendin e 22-të në listën e Topit të Artë.

22- Edinson Kavani

22- Sadio Mane

22- Marselo

17:45 | Në rrjetet sociale po qarkullon një listë me 30 të nominuarit e Topit të Artë, ku vendin e parë e zë Modriç me 753, ndërsa Ronaldo ndjek i dytë, e Grizman i treti. Koincidencë që e bën të besueshme këtë listë, është fakti se deri në këto momente, vendet e fundit nga 30 të nominuarit që janë publikuar nga France Football, janë ekzatësisht të njëjtët.

15438557186000

17:23 | Alison Beker, Mario Manxukiç dhe Jan Oblak, ndajnë vendin e 25-të.

25- Alison Beker

25- Mario Manxukiç

25- Jan Oblak

17:12 | Diego Godin, në vendin e 28-të sipas votave.

28- Diego Godin

17:05 | Isko dhe Hugo Loris ndajnë vendin e 29-të.

29- Isko

29- Hugo Loris

Related posts

PROTAGONIST ME CHIEVON/ Mesfushori SHQIPTAR befason pas humbjes nga Juventusi

Isa.Autor

BËNTE LIGJIN KUDO KU SHKONTE/ Befasojnë dyshja Bonucci-Chiellini: Ronaldo tek ne nuk ishte yll

Delo.autor

LIVE/ Suedia me “ndihmën” e teknologjisë ndëshkon Koren e Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment