Futboll La Liga Sport

KAMPION I MADH/ VARANE për t’u marrë shembull, MODRIC tregon dialogun e “Topit të Artë”

Rafael Varane shihej nga shumëkush si emri më i mundshëm për të fituar “Topin e Artë” nëse do të merreshin parasysh trofetë gjatë vitit, pasi ishte futbollisti i vetëm që kishte fituar Ligën e Kampioneve me klubin dhe Botërorin me kombëtaren. Por këtë vit, trofeu i shkoi shokut të skuadrës te Real, Luka Modriç, i cili fitoi me diferencë të thellë në votimin e këtij edicioni ndaj çdo ndjekësi.

Vetë kroati ka treguar se kjo periudhë nuk është përjetuar me rivalitet mes dy futbollistëve, përkundrazi. Varane kishte qenë shumë i sinqertë që në bashkëbisedimin që kishin pasur pas finales së Botërorit në Rusi, ku Franca mundi Kroacinë.

“Ai është një nga më të mirët në botë, më uroi për fitoren e “Topit të Artë” dhe nuk ishte i trishtuar që nuk e fitoi vetë. M’u kujtua ajo që më tha atë ditë pas finales së Botërorit. Ai më tha se ndonëse nuk kisha fituar Botërorin, me pak fat do të kisha mundësi të fitoja “Topin e Artë””, tregoi Modriç mënyrën se si Varane e kishte ngushëlluar atë ditë pas finales duke mos e parë si rival.

Related posts

“XHELOZIA” E RASHICËS DHE “BISHAT” E SHAQIRIT/ Postimi i mbrojtësit të Kosovës bën bujë në rrjet

F.autor

Bregu në lot: Luftëtari ‘më bëri burrë’, jam përjetësisht mirënjohës

Sadik.Autor

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

Leave a Comment