Futboll Seria A Sport

“KAMPIONATIN E FITON…”/ Spalletti zbulon objektivat, i dorëzon titullin rivalëve

Inter e ka mbyllur 2018-ën me një fitore kundër Empoli-t, që e ka lejuar të përforcojë vendin e tretë. Këto janë fjalët e thëna nga trajneri Spalletti në përfundim të ndeshjes:

“Ndeshje si kjo ndaj Empoli-t mund të shkojnë keq nëse nuk luan në mënyrënn e duhur. Kemi arritur të marrin një fitore të rëndësishme dhe mendoj të merituar”.

Në lidhje me Keita: “Është një djalë i mrekullueshëm. Flet shumë mirë italisht dhe dialektin roman, argëtohet duke ngacmuar shokët e skuadrës me mënyrën e të folurit. Kam njohur një person plotësisht të ndryshëm nga ajo që thuhej pas largimit të tij nga Lazio”.

Në lidhje me objektivat për 2019-ën: “Duhet të bëjme një paraqitje të mirë në kampionat dhe Europa League, më pas është edhe Kupa e Italisë. Duhet të fitojmë ndonjë trofe? Këto që përmenda janë dy, më pas kampionatin do ta fitojë Juventus”, ka thënë trajneri zikaltër.

Related posts

PLAS KEQ TEK MAN CITY/ I pakënaquri Guardiola “SHERR” me Sterling pas fitores së derbit

Isa.Autor

“LUFTA” MES RIVALËVE/ Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK KOMBËTARJA -U-17/ Trajneri Bulku: Tek Shqipëria e Rejës do të jem…

Delo.autor

Leave a Comment