Futboll Seria A Sport

2019 REKORD PËR CR7/ Parashikohen 110 milionë euro të ardhura që vijnë…

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë. Pavarësisht moshës (mbush 34 vjeç më 5 shkurt), gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i rritë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat. Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës. Më poshtë janë listuar shifrat e Ronaldos, nga ndjekësit në rrjetet sociale te të ardhurat ngë paga dhe reklamat.

149 milionë ndjekës në Instagram.

53 milionë fansa në Facebook.

7 milionë ndjekës në Twitter.

110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.

78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018 (sipas Forbes).

53,53 milionë euro në sezon është paga bruto e portugezit.

25 milionë janë të ardhurat nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.

25 milionë në vit është vlera e kontratës vjetore me Nike.

6 CR7 ka 6 kontrata publicitare aktive.

Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të të paguar gjatë vitit 2018 (Forbes).

Related posts

U PËRJASHTUAN NGA FIFA/ Federata Ruse e futbollit reagon: Kategorikisht kundër, do të apelojmë

Delo.autor

SPEKULIMET PËR LARGIMIN E RAKITIC/ Valverde tregon të ardhmen e kroatit: Ai nuk luajti ndeshjet e para…

Delo.autor

Botërori 2018/ Rusia shënon golin e parë ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment