Futboll Seria A Sport

KËRKON KONTRIBUTIN E SKUADRËS/ Spalletti: Icardi është për të përfunduar aksionin, ne duhet të…

Suksesi ndaj Udinese ka ndihmuar për një pak qetësi te zikaltrit. Dhe natyrisht, tri pikët e çmuara sollën vendin e tretë dhe ringjallën ambiciet për t’u rikualifikuar në Ligën e Kampionëve (për edicionin e ardhshëm), nga e cila u eliminua së fundi në grupin e Barcelonës dhe Tottenham.

Kundërshtari i radhës do të jetë Chievo. Luciano Spalletti shpreson për një kontribut më të madh në repartin ofensiv, çka e deklaroi edhe në konferencën e shtypit: Mauro Icardi është për të përfunduar aksionin, por për ta bërë këtë, ne duhet të gjejmë zgjidhje të tjera tek ata që e rrethojnë, për ta ndihmuar. Në këtë mënyrë do ta përmirësojmë finalizimin tonë“.

Asnjë ndikim tek ekipi nga fjalët e Wanda Nara, që riktheu në skenë interesimin e Juventusit për Mauro Icardi. Këtë e garanton trajneri Spalletti: “Çdo njeri është duke bërë detyrën e tij, këto gjëra nuk ndikojnë fare. Ne mendojmë vetëm për fushën e lojës dhe rezultatet. Kemi një klub sipër nesh, që merret me kësi gjërash. Nëse duhet të thotë diçka, ai është në gjendje ta bëjë këtë”.

Nainggolan mund të ketë minuta të tjera, pas atyre që iu dhanë në ndeshjen kundër Udinese. Spalletti sqaron më tej: Ai është duke u trajnuar shumë mirë. Nëse luan, do t’ia tregoj ekipit para ndeshjes, nuk duket e drejtë ta bëj këtë tani, para gazetarëve“.

Merkatoja e janarit po afron, por trajneri zikaltër nuk e ka shumë mendjen atje, teksa nënvizon: Nuk mendoj se do të ndryshojmë, ne jemi tashmë shumë të fortë si grup. Nëse do të ketë ndonjë mundësi, klubi do të jetë në gjendje për ta thënë fjalën e vet. Fundi i penalizimit për FPF (fair play financiar) do të na japë një dorë, pastaj mund të lëvizim më lirisht në merkato”. 

Gjendja e të dëmtuarve është e qartë, në Verona do të ketë një mungesë të madhe: Dalbert është trajnuar mirë me ekipin dhe është në listën e të grumbulluarve. Miranda ka një problem muskulor dhe pothuajse me siguri nuk do të jetë”. 

Chievo nuk duhet të nënvlerësohet, pavarësisht nga vendi i fundit në renditje: Ne gjithmonë do të mbajnë përqendrim të lartë. Kjo do të jetë si çdo ndeshje tjetër. Di Carlo qe në gjendje për t’i dhënë diçka ekstra, që deri më tani ky ekip nuk e kishte bërë, duke dëshmuar se mund të luajë edhe ndaj kundërshtarësh si Lazio dhe Napoli“.

Related posts

Italia në finalen e kampionatit europian…

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Formacionet zyrtare: Stuttgart – Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment