Futboll Seria A Sport

KAPITENI I “KUQEZINJVE”/ Romagnoli: Ai është një fenomen, ja situata tek Milani

Alessio Romagnoli, kapiteni i Milan-it, ka qenë i pranishëm në “Football Masterclass”, eveniment i organizuar nga Nike në qendrën sportive “Bettinelli” të Milanos për 30 futbolliste italiane.

Në përfundim të evenimentit, qendërmbrojtësi kuqezi ka folur për situiatën e kuqezinjve: “Po kalojmë një moment shumë të mirë, më vjen keq që nuk kemi fituar në Romë, sepse mund të kishim bërë një hap më shumë për të siguruar vendin e katërt. Gjithsesi, Inter-i është afër. Tani që jemi eliminuar nga Europa League dhe kemi vetëm një ndeshje në javë, mund të përqendrohemi te Champions League, që na mungon prej shumë kohësh”.

URIA E PIATEK – “Piatek ka realizuar dy gola në debutimin e tij si titullar, po luan mirë. Po e shijojmë me shpresën që të vazhdojë të shënojë një gol për ndeshje. Ajo që më ka befasuar më shumë nga ai është uria e tij për të shënuar dhe fituar. Duket qartë se është i vendosur të tregojë vlerat e tij dhe të përmirësohet”.

SUPER GIGIO – Romagnoli më pas ka folur edhe për një tjetër shok të skuadrës, Donnarumma-n, i cili është kthyer të shkëlqejë mes shtyllave. “Gigio është një fenomen. E kam thënë gjithmonë dhe do të vazhdoj ta përsëris. I ndodh të gjithëve të gabojnë, por tani po luan në nivele shumë të larta. Nuk janë të shumtë ata që mund të kenë një ndikim kaq të madh në Serie A pa mbushur akoma 20 vjeç”.

URIME PIPTA! – Kapiteni kuqezi e ka mbyllur me një mesazh për ish-shokun e ekipit, Higuain: “Nuk jemi lehtësuar me largimin e tij, përkundrazi. Është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Më vjen keq sepse ishte shumë i rëndësishëm për ne, por secili bën zgjedhjet e tija. Ai ka dashur të largohet dhe ne e respektojmë. I uroj suksese, është një mik”.

Related posts

PRET LEJEKALIMIN NGA FIFA/ Manchester United shpenzon 10 milion euro për talentin 16-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Mediat italiane/ MORATA APO HIGUAIN: Njëri prej tyre do të jetë sulmuesi i Milanit

Isa.Autor

PRITEJ TË ZYRTARIZOHEJ TEK KUKËSI/ Por Andi Lila merr vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment