Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Lewandowski ose Vardy për të zgjidhur problemet e sulmit të Chelseat

Humbja 1-0 ndaj Leicester dje në Premier League konfirmoi edhe një herë shterpësinë në sulm të skuadrës së Chelsea, që edhe pse ka dy kampionë si Alvaro Morata e Olivier Giroud, vazhdon të mos shënojnë. Madje ata thuajse nuk luajnë fare, pasi trajneri Maurizio Sarri aktivizon si sulmues, fantazistin belg Eden Hazard.

Sipas të përditshmes britanike “Express”, trajneri italian po mendon të sjellë në skuadër një sulmues “race”, duke piketuar pikërisht njeriun që e ndëshkoi 24 orë më parë, Jamie Vardy si të përshtatshëm. Por ëndrra e Sarri është sulmuesi polak i Bayern Mynih, Robert Lewandowski.

Sarri kërkon me çdo kusht një sulmues tjetër në merkaton e janarit dhe Vardy e Lewandowsky janë dy opsione që trajneri italian i “bluve” të Londrës i pëlqen shumë, pasi janë golashënues të lindur. Duket se bie kandidatura e argjentinasit Gonzalo Higuan, që duket se do të qëndrojë në Milano deri në fund të sezonit, ndërsa Chelsea kërkon një zgjidhje imediate të problemeve që ka.

Related posts

Inzagi u beson portën shqiptarëve, zgjedh 18 vjeçarin për Europa League

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Depay: Është një ëndërr, kam një dëshirë të madhe të përballem me Real Madrid dhe…

Delo.autor

Votuesit egjiptianë përpiqen të zgjedhin Mohamed Salah për president!

Sadik.Autor

Leave a Comment