Futboll Seria A Sport

KISHTE DY MUAJ PA SHËNUAR/ Ja çfarë thotë Higuain pasi i dhuroi fitoren Milanit

Gonzalo Higuain ka shënuar golin e fitores në fitoren me përmbysje të Milanit 2-1 përballë SPAL-it.

Ishte goli i Higuain në minutën e 64’ që vendosi gjithçka. Argjentinasi kishte dy muaj pa shënuar me fanellën e Milanit, ndërsa “Pipita” golin ia dedikoi një personi të veçantë.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tri pikë të rëndësishme. Pas gjithë asaj që kemi shpërdoruar, tani ne mund të pushojmë të qetë me familjet tona” ka thënë sulmuesi për “DAZN”.“Gattuso gjithmonë më ka përkrahur mua dhe ka qenë i sinqertë. Golin ia dedikoj atij” ka thënë ai.

Gattuso fitoi edhe një shans me fitoren ndaj SPAL-it, mirëpo për ndeshjen e radhës ai nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Susos, pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.

Related posts

Unai Emery: Neymar do të luajë në ndeshjen e fundit të Ligue 1

Sadik.Autor

SERIE A/ Crotone ndali Lazion, Brozoviç falënderon Zengën

Sadik.Autor

I AKUZUAR PËR DY VEPRA PENALE/ Gjykata vendos “arrest shtëpie” për një muaj për presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademin

F.autor

Leave a Comment