Futboll La Liga

KRIZA E “LOS BLANCOS” JO VETËM NË FUSHË/ Real Madrid i MBAN të FSHEHTA lëndimet (FOTO)

Qëllimi për t’i mbajtur të fshehta informatat për lëndimet e futbollistëve është diçka që është vërejtur tash e disa vite në klubet e La Ligës, mirëpo Real Madridi e kanë ngritur këtë gjë në një nivel tjetër këtë javë.

Këtë javë, klubi vendosi të mos e informojë publikun për lojtarët të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor. Në El Alcoraz të dielën, ata do të luajnë pa Marcelos, Toni Kroosin, Sergio Reguilonin dhe Marianon.

Dy të parët, Marcelo dhe Kroos, nuk luajtën as në ndeshjet kundër Valencias dhe Melillas dhe nuk do të luajnë as në ndeshjen kundër Huescas, e cila zhvillohet sot nga ora 16:15. Marcelo u lëndua në Romë, por klubi nuk e konfirmoi këtë gjë zyrtarisht.

Braziliani u stërvit me skuadrën gjatë javës, por ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje. Ndërsa, hera e fundit që Toni Kroos është parë në publik është më 30 nëntor, kur ai ushtroi me gjurin e tij të lidhur dhe Real Madridi ende nuk ka raportuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjermani u detyrua t’i përdorë llogaritë e tij në rrjete sociale për t’i treguar mbështetësve se ai është i lënduar dhe se po vuan nga problemet me gju, mirëpo duke i siguruar se ai do të kthehej së shpejti.

Edhe rasti i Reguilonit është pak a shumë i njëjtë me të Kroosit, pasi që klubi refuzon të raportojë për gjendjen e tyre. Ndërsa, Mariano dihet se nuk do të luajë sot, mirëpo Real Madridi nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij, përkundër që ai u pa duke stërvitur ndaras të tjerëve dje.

Ky është vetëm një nga taktikat e përdorura nga Real Madridi që ishte më së shumti e vërejtshme gjatë kohës kur në pozitën e trajnerit ishte Jose Mourinho, pasi që ky i fundit kërkonte që ai të vendoste për përmbajtjen e raporteve mjekësore.

Me Santiago Solarin, lëndimet janë konfirmuar vetëm për rastet e Nachos, Reguilon dhe Casemiros. Ndërsa, Barcelona e bën të ditur edhe afatin kohor që pritet të mungojë një futbollist i lënduar.

Por, në Madrid, lëndimet janë top sekrete.

Related posts

NDIZET “SAN SIRO”/ INTERI barzon shifrat me një SUPERGOL të ICARDIT (VIDEO)

Isa.Autor

DUHET TË STËRVITET AKOMA/ Shikoni çfarë ka bërë Malcom së fundmi tek Zenit (VIDEO)

Delo.autor

E frikshme/ Ja se si ultrasit rusë po përgatiten për Kupën e Botës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment