Futboll Ligue 1 Premier League

Lucas Moura merr ‘valixhet’, Tottenhami destinacioni i mundshëm i brazilianit

Tottenham është interesuar për blerjen e Lucas Moura nga Paris Saint-Germain, futbollist për të cilin ka marrë informacion edhe Manchester United. Sulmuesi nga Brazili ka kërkuar largimin nga “Parc des Princes”, duke qenë se nuk po gjen një vend te skuadra e drejtuar nga Unai Emery. Ai ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar në Ligue 1  gjatë këtij sezoni dhe gazeta “L’Equipe” shkruan se në ditët e fundit të janarit mund të transferohet te Tottenham. 25-vjeçari kërkon një ekip ku të aktivizohet dhe të mbajë gjallë shpresën për të qenë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2018.

Image result for lucas moura

Drejtuesi i Tottenham, Daniel Levy, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me PSG nga ku mori Serge Aurier gjatë verës për 30 milionë euro dhe tani do të kërkojë huazimin e Moura, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mauricio Pochettino ka kërkuar një sulmues anësor për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit dhe vetë trajneri argjentinas ka përmendur emrin e Moura si njeriu i duhur. Gjithsesi, Paris SG, që synon të rregullojë bilancin, si pasojë e “fair play financiar” është i interesuar për shitje përfundimtare të tij dhe jo për huazimin.

Related posts

KRIZA NGA COVID-19/ Merret vendimi, FIFA jep 1.5 milionë dollarë për futbollin shqiptar

Delo.autor

PËRBALLJA INTER – BARCELONA/ Vendos rekord të ri në futbollin italian

Isa.Autor

STATISTIKAT/ 19 javët e para të 12 viteve të fundit, vetëm dy superfuqi kanë bërë më mirë se Tirana

Delo.autor

Leave a Comment