Futboll Sport

“KUSH KA AMBICIE NUK KA FRIKË”/ Allegri dhe Nedved me mesazh të qartë (FOTO)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka dërguar mesazhin e parë për tifozët e tij, pas hedhjes së shortit të 1-8 finale të Champions-it. Ky short e vuri përballë Atletico Madrid skuadrën kampione të Italisë: “Ai që ka ambicie, nuk ka frikë”, – shkroi trajneri bardhezi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Nga ana e tij, Pavel Nedved, zv.president i “Zonjës së Vjetër” konsideron se do të jetë një ndeshje shumë e balancuar dhe mjaft e vështirë”. “Ne nuk kemi pasur shumë fat në këtë short, Atletico Madrid është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur me të. Është një ekip më “italian” se të tjerët në Europë, pasi ka një mbrojtje të fortë. Po ashtu, mund të të shkaktojë dëme në pjesën e përparme, me Griezmann dhe të tjerët. Unë parashikoj dy ndeshje të luftuara dhe të ekuilibruara, me pak gola”.

Ish-futbollisti çek, duke iu referuar rolit që mund të luajë Cristiano Ronaldo në ndeshjet kundër Atletico Madrid, në atë që do të jetë kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll shtoi: “Cristiano ka bërë shumë gola në Champions, është një lojtar me shumë përvojë dhe e njeh mirë Atletico Madridin, për shkak se ka luajtur shumë kundër tij”.

Related posts

Inter, Ausilio ka në dorë një fenomen që do të “pushtoj” botën e futbollit

Sadik.Autor

300 mijë euro për të rrëzuar UEFA-n, ja prapaskenat e Skënderbeut me studion ligjore

Sadik.Autor

Analiza ndryshe e Cassanos: Ja çfarë cilëson italiani lojtarin më të MIRË NË BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment