Futboll Seria A Sport

LAZIO PARASHIKON “KUQEZINJTË”/ Milinkovic-Savic buzëqesh pas 90 ditësh

Pas katër barazimesh dhe një humbjeje në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, Lazio është kthyer te fitorja mesditën e së shtunës. Bardhekaltrit kanë mundur 3-1 Cagliari-t në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A.

Ky sukses i  jep mundësinë kuqezinjve të parakalojnë përkohësisht Milan-in në renditje dhe të marrin vendin e katërt. Por kuqezinjtë do të kenë mundësinë ta rifitojnë pozicionin në ndeshjen që do të luajnë kundër Fiorentina-s në orën 15:00.

Takimi i luajtur në “Olimpico” është zhbllokuar në minutën e 12-të me një gol të Sergej Milinkovic-Savic, i cili nuk shënonte prej 90 ditësh në kampionatin italian.

Vendasit kanë dyfishuar avantazhin 11 minuta më vonë me Francesco Acerbi-n, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Ky ka qenë goli i 11-të për mbrojtësin në kampionat që nga sezoni 2015/16. Asnjë mbrojtës tjetër nuk ka shënuar më shumë në këtë hark kohor.

Bardhekaltrit kanë patur mundësinë për të thelluar rezultatin në pjesën e dytë dhe e kanë bërë një gjë të tillë në minutën e 67-të me Senad Lulic, i cili ka çuar shifrat në 3-0. Në minutën e 93-të ka ardhur edhe goli i vetëm i miqve, i shënuar nga Joao Pedro me penallti.

Related posts

FK Vllaznia u kërkon FALJE tifozëve: Të gjithë përgjegjës…

Sadik.Autor

REZULTATET E DOBËTA/ Bazeli në moment të ZI, trajneri Koler: Më vjen KEQ për XHAKËN

Isa.Autor

Trajneri i njohur: Messi duhet te pezullohet, ai nuk është njeri

Q.Autor

Leave a Comment