Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Mourinho merr drejtimin e Interit në verë, ja lista e “dëshirave”

Interin dhe Zhozhe Murinjon duket se fati i do sërish bashkë. Në Spanjë prestigjiozja “Don Balon” bën me dije se trajneri luzitan, ka arritur një akord me skuadrën italiane dhe do të marrë drejtimin e skuadrës në fundin e këtij sezoni.

MurinjoTe Murinjo, Interi ka besuar ringritjen e ekipit dhe do t’i lënë atij në dorë rikthimin e trofeve në Milano.
I njëjti burim raporton se portugezi ka hartuar dhe listën e tij për merkaton e verës. Ai kërkon të largohet Miranda dhe të vijë Godin në vendin e tij. Gjithashtu në qendër të mbrojtjes kërkon dhe Varan, i cili kushton 80 milionë euro, por që ka dhe një konkurencë të madhe për të.

Modriç dhe Kutinjo janë dy lojtarët e tjerë, që luzitani dëshiron t’i sjellë në Milano. Ndërkaq ai kërkon largimin e Perisiç, për të sjellë disa para për arkat e kubit.

Mbetet të shihet nëse ky lajm i “Don Balon” është i vërtetë apo janë aludimet e merkatos.

Related posts

ZYRTARIZON “DIVORCIN” ME VLLAZNINË/ Mesfushori Marku: Erdhi momenti të filloj një kapitull të ri në…

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Neuer: Tani e dimë si mposhtet Liverpooli

Delo.autor

“GABUAM ME BALOTELLIN”/ Presidenti i Brescias: Sulmuesit nuk i pëlqen Italia, ja pse e mora në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment