Futboll Seria A Sport

MILANI NË “EMERGJENCË”/ Givanni Branchini: Ajo që po bën Gattuso nuk ka kuptim (VIDEO)

Milan është në emergjencë për shkak të dëmtimeve të shumta në mesfushë. Gattuso ka zgjedhur të aktivizojë Calabria-n (mbrojtës) në mesfushë, duke lënë përsëri jashtë Montolivo-n.

“Një zgjedhje që tejkalon limitet e logjikës, – ka thënë menaxheri i lojtarit, Givanni Branchini. – Vendimi duhet respektuar, por nuk besoj se është vetëm një zgjedhje teknike”.

Menaxheri i Montolivo-s e ka të vështirë të gjej një shpjegim në lidhje me situatën që po kalon klienti i tij. “Klubet e tjerë që interesohen për të do të mendojnë se mund të ketë një sëmundje të rëndë ngjitëse”, ka bërë shaka Branchini.

“Është që nga 13 maji që nuk luan as në një ndeshje stërvitore. E kërkon Genoa? Nuk e di, por di vetëm se Montolivo nuk ka refuzuar asnjë transferim”, ka shtuar menaxheri i mesfushorit të kuqezinjve.

Related posts

HUMBI DERBIN E MADRIDIT/ “Los Blancos” zbulon diagnozën e Iscos

Delo.autor

Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

Q.Autor

Spalletti bën gati listën e lojtarëve për transfertat e janarit

Q.Autor

Leave a Comment