Bundesliga Futboll

Kimmich zbulon ëndrrat e tij të mëdha me klubin dhe Gjermaninë

Ai mund të jetë vetëm 23-vjeç por ylli i Bayern Munich dhe Kombëtares Gjermane, ka siguruar një kontratë deri në vitin 2023 me klubin bavarez. Bëhet fjalë për Joshua Kimmich, i cili pak nga pak është në rrugën e duhur për të marrë rolin e liderit në të dyja ekipet.

Në një intervistë ai shpjegon se aftësitë e tij drejtuese i vijnë në mënyrë natyrale, teksa nuk fsheh as ambiciet e tij për të ardhmen.”Objektivi im  është të bëhem një lider te Bayern Munich dhe te Kombëtarja Gjermane.

Është një rol që nuk e kam frikë. Nga natyra padyshim që jam një person që merr përgjegjësi. Gjithsesi t’i thuash të tjerëve fjalë suportuese do të funksionojë vetëm nëse ti ke një performancë të mirë dhe të qëndrueshme, nëse jo, askush nuk do të ketë besim në atë që ti thua.

Gjithashtu duhet të jesh ai lloj personi që mund dhe dëshiron të këtë një rol të tillë dhe unë padyshim që dua.”

Një talent i vërtetë, Joshua Kimmich nuk e ka problem të marrë role të ndryshme në fushën e lojës.”Numri 6, konsiderohet pozicioni i qëndrës në lojë.

Mund ta marrës topin nga të gjitha anët, të përfshihesh virtualisht në çdo aksion dhe duhet të kesh një pamje të qartë të gjithçkaje. Tani e shoh që pozicioni i mbrojtësit është edhe më shumë kompleks. Si një mbrojtës ke vijen e ndarjes si orientim dhe limit, por vrapon më shumë në atë zonë. Ky është një pozicion që të lejon të ndalosh më shumë aksione se sa ato që janë në krahë.”

Related posts

“JAM SHUMË KRENAR PËR DJEMTË E MI”/ Klopp: Nuk do të dorëzohemi deri në momentin e fundit

Delo.autor

LISTA E TË ARDHURAVE/ Goditja nga COVID-19, Tirana humbi 1.7 miliardë lekë

Delo.autor

PO BËN XHIRON NË RRJET/ Lojtari shkoi për t’i dhënë dorën, ja çfarë bën tifozi në momentin e fundit… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment