Futboll La Liga Sport

“LEKU LETËR”/ “Superklasikja” River-Boka: Nuk do ta besoni sa do FITOJË qyteti i Madridit

Do të luhet të dielën në mbrëmje në “Santiago Bernabeu” ndeshja superklasike midis River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit. Ndërsa një ndeshje me kaq interes të lartë për tifozët e të dyja skuadrave dhe mbarë ndjekësit e futbollit në botë, pritet që të ketë shumë fitime edhe për Madridin. Sipas përllogaritjeve të fundit, thuhet se kjo lojë mund të gjenerojë deri në 40 milionë euro për ekonominë.

Nga ky numër, raportohet se gjysma e saj do tu shkojë për akomodim dhe atyre që sigurojnë strehim për klubet, tifozët, sponsorët dhe anëtarët e tjerë të stafit që zbresin në kryeqytetin spanjoll.

25 për qind e totalit është vendosur të shkojë drejt restoranteve dhe bareve të Madridit të cilët do ta mirëpresin valën masive të tifozëve. Dhjetë për qind e shumës do të shkojnë drejt aktiviteteve të lidhura me turizmin, ndërsa pjesa tjetër është e drejtuar drejt sponsorëve, udhëtimit ajror dhe shitjes.

Për të kuptuar madhësinë e këtij numri, finalja e Ligës së Kampioneve në Cardiff krijoi 50 milionë euro për ekonominë lokale, ndërsa ishte 25 milionë euro në vitin 2016 në Milano.

Related posts

“ËSHTË VENDIMI I DUHUR”/ Nedim Bajrami: E zgjodha Shqipërinë me zemër

Delo.autor

“DO JAPIM SHPIRTIN TEK MILAN PËR TË FITUAR”/ Flet Theo Hernandez: Nuk e kam njohur Piol, por po zbuloj…

Delo.autor

QESHARAKE/ Plas GALLATA me “babain e vitit”, shtyn të birin portier, por nuk i beson syve kur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment