Futboll La Liga Sport

LEVANTE – BARCELONA/ Katalanasit do të kërkojnë serinë e fitoreve në kampionat

Në kampionatin spanjoll, Barcelona kryesuese do të udhëtojë drejt Levantes, e cila mund të cilësohet si një surprizë e La Ligas së këtij sezoni. Leo Messi me shokë vijnë pas fitores dominuese 0-4 në derbyn kundër Espanyol, dhe rrjedhimisht do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45.Gjatë drekës, në 12:00, Sevilla e vendit të dytë do të ketë një përballje jo krejtësisht të lehtë me Gironan. Andaluzianët vijnë pas 2 barazimeve me Alaves dhe Valencia, e kjo sfidë do të jetë rasti më i mirë për të marrë 3 pikët.

Në Bundesliga, në orën 15:00, Leipzig do të presë në shtëpi ekipin e Mainz. Klubi i Red Bull vjen pas një humbjeje surprizë 3-0 në fushën e Freiburg, dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për tu kthyer tek fitorja, nën udhëheqjen e sulmuesit kryesor Timo Werner, i cili ka shënuar 8 gola në kampionat deri më tani.Në orën 18:00, një takim interesant do të jetë ai midis Eintrachtit të Frankfurtit dhe Bayer Leverkusen. Aspirinat po zhvillojnë një sezon aspak të mirë, ku aktualisht renditen në vendin e 11 të kampionatit gjerman. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Frankfurtin, që gjenden të pestët, dhe janë në garë për zonën Champions.

Në kampionatin hollandez, Ajax do të presë në “Johan Cruyff Arena” skuadrën e De Graffschaap. Ekipi i Ten Hag ka pësuar vetëm një humbje në Eredivisie, atë përballë PSV 3-0, dhe që prej asaj ndeshjeje kanë marrë vetëm fitore. Mbetet për tu parë nëse klubi nga Amsterdami do të vazhdojë serinë e fitoreve.
Një sfidë e lehtë në letër ndërkohë për Feyenoord, që do të presë Fortuna Sittard. Aktualisht, ekipi nga Rotterdami gjendet në vendin e tretë në kuotën e 35 pikëve, dhe nuk pritet të ketë surpriza të pakëndshme përballë Sittard.

Related posts

ARCHITECTURE AWARD 2020/ “Air Albania” Stadium vlerësohet me Çmimin BigSEE

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Nga pezullimet dhe tek paralajmërimet, humbet ndeshjen në tavolinë…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, starton sfida në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment