Boks Të tjera

“KNOCKOUT” NË RAUNDIN E FUNDIT/ Joshua vjen me një vlerësim interesant për rrëzimin e Furyt… (VIDEO)

Aftësia e Tyson Fury për t’u ngritur nga rrëzimit në rundin e 12-të të meçit kundër Deontay Wilderit nuk i la shumë përshtypje Anthony Joshuas, i cili ka thënë se ai ishte vetëm i lodhur dhe se goditja që e kishte marrë Fury nuk kishte qenë i rëndë.

Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në ndeshjen kundër Tyson Furyt, i cili u zhvillua në fillim të këtij muaji dhe përfundoi baras.

Fury dhe Wilder e dëshironin një ndjeshje tjetër dhe e morëm autorizimin për këtë gjë nga WBC-ja, dhe kjo mund ta shtyjë ndeshjen mes Joshuas dhe Wilderit edhe më shumë.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment. Tani është bërë e ditur se do të zhvillohet një rimeç në maj apo qershor të vitit të ardhshëm.

“Mendoj se ai ishte vetëm i lodhur. Wilderi nuk e goditi atë edhe aq shumë, nuk ishte një nokaut i vërtetë. Fury, kur shikon tre vite prapa, e di se trupi i tij nuk është siç ishte më parë, kështu që ai meç e ka bërë trupin e tij më të fuqishëm”, ka thënë Joshua.

“Mendoj se ai ishte i lodhur, ai kishte nevojë vetëm për pesë sekonda për ta mbledhur veten. Trupi i tij u dorëzua por jo edhe shpirti i tij”.

Related posts

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Delo.autor

NBA/ LA Lakers humbasin me Donçiç në parket, Cleveland ‘thyejnë’ Bullsat! Sukses për Denver dhe Miamin

F.autor

NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN/ Peshëngritësi Qerimaj: Gara është shumë e fortë, por duke parë…

Delo.autor

Leave a Comment