Futboll Premier League Sport

THUMBON MCDONALDS/ Davies: Kam bërë kërkesë të punoj tek ju, por…

Të gjithë futbollistët, kur bëhen të “mëdhenj”, shpjegojnë se ëndrra e tyre ka qenë gjithmonë ajo që të kenë sukses në botën e futbollit.

Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk e arrijnë të çajnë dhe të bëhen futbollistë profesioniste dhe shpesh ndodh që në moshë të re të ketë djalosh që i afrohen skenës së madhe, por më pas janë të detyruar të kthehen në botën… normale.

Dhe nëse prindërit bëjnë gjithmonë shumë diskutime mbi domosdoshmërinë e studimeve dhe marrjes së një diplome, ka edhe nga ata që kërkojnë punë vetë.

E çuditshme të thuhet tani, por Alphonso davies kishte frikë se nuk do t’ia dilte.

Kanadezi, ylli i Bayern Munich të Tripelete-s dhe një nga të rinjtë e artë të futbollit botëror, nuk ka qenë edhe aq i bindur se do të ishte bërë dikush dhe për këtë arsye ka kërkuar një punë alternative.

Dhe për një djalosh në moshë shumë të re, një nga mundësitë tipike është puna në fast food. Kështu, siç ka shpjeguar në kanalin YouTube “Jordyn & Alphonso”, që e drejton bashkë me të fejuarën e tij Jordyn Huitema, mbrojtësi i krahut i është përgjigjur një lajmërimi për punë nga një prej kolosëve të ushqimit të shpejtë. Por është refuzuar.

Tani që Davies është një yll, çfarë ka më mirë se të tallet me ata që nuk kanë besuar tek ai?

“Ju të McDonald’s, nëse po më shikoni, me të gjithë trofetë e mi, mbani mend se një herë kam kërkuar të punoj në një nga restorantet tuaj. Por nuk më keni marrë në telefon”.

Sigurisht, nuk është e lehtë të imagjinohet kanadezi duke u marrë me hamburger dhe patate të skuqura. Dhe Davies nuk e ka shpjeguar as qartë se kur e ka bërë kërkesën për punë, kështu që mund të bëhet fjalë edhe për një batutë.

Megjithatë, duke marrë parasysh historinë e tij dhe se ka lindur në një kamp refugjatësh në Ganë, mundësitë që futbollisti të ketë menduar të gjente me të vërtetë një punë janë shumë të larta.

Related posts

“PAS STUHISË VJEN DIELLI”/ McGregor kontribuon për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët në Dublin (FOTO)

Delo.autor

CARDIFF-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për tiu afruar vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Lazio i Strakoshës mposht Torinon dhe i bën presion Juventus

Delo.autor

Leave a Comment