Futboll Sport

MALLKIMI I KUQEZINJVE/ Gatuzo: Absurde ndeshja në mesditë, Parma ka predha në sulm

“Më duket absurde sesi një ekip që ka luajtur të enjten ta gjejë veten përsëri në fushë të dielën në mesditë. Nuk dua të bëj polemika, por këtë vendim sinqerisht nuk e kuptoj dot. Kjo është situata dhe duhet ta përballojmë me mundësitë që kemi. Parma është një ekip cilësor dhe në sulm ka disa predha. Nëse luajmë si ndaj Dudelanzhit do ta pësojmë keq”. Athina do të jetë edhe një herë tjetër destinacion për Milanin që kërkon lavdi në Europë.

Në fakt, “Djallit” do t’i mjaftonte edhe një humbje me një gol diferencë për të arritur në turin tjetër të Ligës së Europës. Lidhur me ketë aspekt, trajneri kuqezi sqaroi: “Për momentin nuk mund të mendoj për elementë historikë. Kur të shkojmë atje, ta shohim, por të enjten në sytë e skuadrës pashë dëshirë për të përmbysur takimin. Kjo është sjellja që preferoj. Më pëlqen sesi skuadra po i përballon vështirësisë. Ndaj Dudelanzhit rrezikuam shumë sepse një humbje mund të na shkakton një goditje të rëndë psikologjike”.

Related posts

”Shpikësi” i VAR-it i kërkon dëshmpërblimin marremendës FIFA-s

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Anglia mopsht Kombëtaren falë dyshes Kane-Mount në “Air Albania”

Delo.autor

Zidane: Do të ndodhte herët ose vonë, por është e papranueshme

Q.Autor

Leave a Comment