Futboll Premier League Sport

Man City rimerr kreun/ Sterlingut i mjaftojnë 3 minuta kundër Evertonit (VIDEO)

Manchester City ka rimarrë përkohësisht kreun e renditjes së Premier League pas fitores 3-1 të marrë në shtëpi kundër Everton. Kampionët në fuqi të Anglisë kryesojnë me 44 pikë, dy më shumë se Liverpool-i i vendit të dytë, që nesër do të luajë kundër Manchester United.

Takimi i zhvilluar në “Etihad Stadium” është zhbllokuar në minutën e 22-të nha braziliani Garbiel Jesus, i cili ka mposhtur portierin Pickford me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Tri minuta para fundit të pjesës së parë Jesus ka shënuar edhe golin e dytë, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Ka qenë gjithçka e rregullt në minutën e 50-të, me sulmuesin e Manchester City që ka dyfishuar avantazhin e vendasve duke realizuar golin e tij të dytë personal pas një tjetër asisti të marrë nga Sane.

Miqtë kanë rihapur takimin në minutën e 65-të me një gol me kokë të Calvert-Leëin, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Fabian Delph. Gjithsesi, goli i sigurisë për “Citizens” ka ardhur vetëm katër minuta më vonë dhe është realizuar nga Sterling, tri minuta pas futjes në lojë në vend të Sane.

Sulmuesi i Pep Guardiola ka shënuar me kokë, gjë që nuk e bënte që nga 2015-a, në një ndeshje të luajtur kundër Sunderland.

Related posts

Udinese interesohet për mbrojtësin e Milanit

Sadik.Autor

REAL MADRID NË “RËNIE TË LIRË”/ Kapiteni Ramos ngatërron sport, Valencia shënon përsëri me penallti (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET “Etihad Stadium”/ Lyon kalon në avantazh kundër Man City (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment