Futboll Sport

MANAJ “ÇMEND” ALBACETE/ Gol 3 pikësh nga stoli

Rey Manaj vazhdon të tregojë vlerat në kampionatin spanjoll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm në fitoren e Albacete përballë Rayo Majadahonda.

Në takimin e vlefshëm për La Liga 2, Manaj u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, por 11 minuta më pas gjeti rrjetën kundërshtare, duke shënuar një gol me vlerën e 3 pikëve.

Ky ishte goli i 5-të i Manaj me fanellën e Albacete, që ëndërron ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa pas 19 javësh numëron 37 pikë në vendin e dytë.

Related posts

Kombinim SPEKTAKOLAR mes SHQIPTARËVE, goli i LENJANIT bën xhiron e botës (VIDEO)

Isa.Autor

“SHPËRTHEN BERNABEU”/ Isco mposht Romën me një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, Cungu kryen zëvendësimin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment