Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA 14 E SUPERIORES/ Ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme…

Java e 14-të e Superiores e ngriti siparin dje, me kryesfidën Flamurtari-Partizani. Fituan vlonjatët me golin e Bushic, duke iu dhënë një mësim të mirë të kuqve, që ende kryesojnë, por presin çfarë do të ndodhë me Skënderbeun në transfertën e sotme kryeqytetase.

Pra, kampionët e vendit në fuqi e marrin si “asist” frenimin e Partizanit në Vlorë, duke shpresuar te tri pikët ndaj Tiranës dhe rikthimin në krye. Bardheblutë janë “ku thërret qameti” për vete, sepse kanë mbas vetëm Kastriotin dhe Kamzën në klasifikim. Pra, nevoja për pikë është ulëritëse. Në “Selman Stermasi” do të luhet me start orën 14:00.

Sfida tjetër e ditës së sotme e këtij “stacioni” të garës luhet në orën 17:00, në “Niko Dovana”. Teuta pret gjirokastritët, në synimin për të shtuar tri pikë të tjera në llogarinë e vet. Europa duket një objektiv realist për durrsakët. Referuar edhe faktorit-fushë, bregdetarët duken më të favorizuar në këtë përplasje.

Kujtojmë se të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet përmbyllëse të kësaj jave: Kamza-Kukësi dhe Laçi-Kastrioti, në orën 14:00. FSHF ka caktuar edhe gjyqtarët që do të bëjnë drejtësi në dy ballafaqimet e kësaj të shtune, në Tiranë dhe Durrës, emrat e të cilëve janë si më poshtë.

Tirana-Skënderbeu
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Dojando Myftari

Teuta-Luftëtari
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Redian Dobruna

Related posts

LIGJI I RI NË KINË/ Ekzekutivi i Pekinit ashpërson masat, telashe të mëdha për futbollistët shqiptarë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ U largua para 3 vitesh për muzikën, ish-lojtari i Juventus i rikthehet futbollit dhe firmos për…

Delo.autor

Milani fillon përgatitjet, Gattuso flet për ndryshimin e pronësisë

Isa.Autor

Leave a Comment