Boks Të tjera

SUPERSFIDA WILDER – FURY/ Legjendat e boksit japin parashikimet e tyre

Legjendat e boksit profesionist i kanë dhënë parashikimet e tyre për supermeçin e kategorisë së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, amerikani kampion në WBC kundër britanikut kampion trashigimor, do të boksojnë në një meç botëror të kategorisë së rëndë, transmeton Express.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në 67 luftërat e tyre të kombinuara profesionale. Meçi i tyre pritet të shikohet nga miliona njerëz nëpër botë.

Disa prej legjendave të peshave të rënda japin parashikimin e vet.

GEORGE FOREMAN

‘Big George’, një ndër më të mëdhenjtë në histori, me një grusht të frikshëm në kulmin e vet, komenton: “Jam fans i madh i Deontay Wilder dhe më impresionoi Tyson Fury për mënyrën si i shmangu goditjet e forta kundër Vladimir Klitschko.

“Parashikoj që Fury të qëndrojë në këmbë në 12 raunde, për shkak se ka avantazh gjatësinë dhe krahëve të gjata. Gjithsesi, besoj se Wilder do fitojë me pikë”.

MIKE TYSON

Kampioni më i ri në histori në peshat e rënda, ndoshta boksieri më i frikshëm që ka njohur ringu, Mike Tyson sheh te Fury një armë që sipas tij i jep avantazh: “Edhe pse Wilder ka goditje të fortë, Fury ka një fuqi mendore shumë më të madhe, brenda e jashtë ringu. Do jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, por besoj se Fury ka shansin e madh për të marrë fitoren”.

EVANDER HOLYFIELD

Dominues i madh i peshave të ndërmjetme në vitet ’80 dhe më pas kampion në peshat e rënda, Evander Holyfield parashikon: “Është një ndeshje e madhe. Fury është shumë i zoti, është një kundërshtar i sikletshëm dhe ka krahë të gjata. Ka reflekse të mira dhe kundërsulmon shumë mirë. Deontay ka nevojë që të marrë iniciativën dhe nuk mund të qëndrojë në pritje.

“Fury ka qenë gjithnjë një luftëtar shumë i madh dhe sërish është superior fizikisht. Nëse i ecën keq, Fury ka më shumë eksperiencë dhe hile. Gjithsesi, Wilder ka forcë të madhe goditëse, ndoshta do të tentojë ta mbyllë ndeshjen para raundit të 12-të”.

LENNOX LEWIS

Boksieri më i mirë britanik në histori mendoj se Fury ka shanse të mira: “Është boksier i vështirë, fizikisht mund të shkojë deri në fund të 12 raundeve. Do jetë një përballje epike, pres me padurim ta shoh”.

RIDDICK BOWE

Boksieri i parë që ka fituar në 4 kategoritë kryesore në boksin profesionist, Riddick Bowe është i qartë në parashikimin e tij: “Nëse Wilder sulmon dhe besoj se do ta bëjë, mendoj se do fitojë lehtësisht. Për mua Wilder fiton me KO”.

Related posts

Durant rikthen Warriors te fitorja, Utah nuk ndalet me Mitchell

Q.Autor

Tenisti amerikan nën hetim pas akuzave për racizëm, rrezikon dënim të rëndë

Q.Autor

E TRISHTË/ Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta trajneri i njohur

Delo.autor

Leave a Comment