Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I ARSENAL I DASHURUAR PAS “FANTAZISTIT”/ Arteta: Flas çdo ditë me të, e dua me çdo kusht në ekip…

Trajneri Mikel Arteta duket se është shumë i lumtur me merkaton e janarit, ku Arsenali mori në huazim nga Real Madrid, Martin Odegaard. Tekniku spanjoll është shumë i kënaqur për ardhjen e norvegjezit dhe këtë gjë nuk e fsheh aspak.

Madje në një intervistë të dhënë së fundmi, Arteta ka nënvizuar se e kërkon me çdo kusht që ta ketë në ekip edhe përtej fundit të sezonit, kohë kur Odegaard i përfundon huazimi në Londër.

“Flas me Odegaard çdo ditë. E shoh dhe e di shumë mirë se çfarë lëvizje do të bëjë në fushë. Ai duket shumë i lumtur këtu në Londër tek Arsenal, por për fat të keq huazimi i tij përfundon në verë. Personalisht do të doja ta kisha me çdo kusht në ekip dhe do të mundohemi që të gjejmë një rrugë. Më vjen mirë që Arsenali i ka kthyer buzëqeshjen atij”, përfundoi Arteta.

Related posts

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Isa.Autor

DE BRUYNE REALIZOI NJË ASIST “MAGJIK”/ Lukaku bën komentin epik në profilin e shokut të kombëtares (FOTO)

Delo.autor

TOKIO 2020/ Shqipëria sot me sytë nga Briken Calja, shtangisti: Do të luftoj me gjak

Delo.autor

Leave a Comment