Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

“MBRETI I FUTBOLLIT”/ Mbappe ngjason me HENRY, do të bëhet një “YLL” si…

Kylian Mbappe ka marrë tashmë vëmendje maksimale, duke u krahasuar edhe me legjendën braziliane, Pele. Kjo, për shkak të shkëlqimit që pati në Kupën e Botës së Rusisë, veçanërisht, ku 19-vjeçari u shpall kampion bote. Në Francë, ai është krahasuar me Thierry Henry dhe brazilianin Ronaldo.

Mbappe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke përfunduar në vendin e katërt në garën për “Topin e Artë”, pas një viti mbresëlënës te PSG dhe kombëtarja e Francës. Sulmuesi i ri ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje për PSG, këtë sezon, duke u bërë lojtari më i ri, që regjistron 40 gola në Ligue 1, në gati gjysmë shekulli, përgjatë rrugës.

Djorkaeff, fitues i Kupës së Botës ë vitin 1998 me Francën, mendon se Mbappe është si Henry, por e ka mbështetur atë të kthehet në një nga sulmuesit më të mirë në botë, në të ardhmen. “Kam pasur mundësinë të luaj me sulmues të mëdhenj dhe mendoj se Mbappe është më shumë si Thierry Henry, sepse ata kanë të njëjtën shpejtësi, – i tha ai “Omnisport”. – Ronaldo merr topin, kthehet, driblon me shpejtësi. Mbappe ka nevojë për lëvizje, si Thierry Henry.

Ronaldo luan si numër 9. Mbappe luan pak në anë, siç bëri Thierry Henry. Kështu që unë mendoj se në dy, ose tri vite, mund ta krahasojmë Mbappe me Ronaldon, sepse, sipas meje, Mbappe do të luajë si një numër nëntë”.

Related posts

ANALIZA “AS”/ Messi tek Barcelona ndihet gjithnjë e më shumë i vetmuar

Delo.autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Rruga drejt ëndrrës së madhe nis nga Minsku

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ Luis Enrique nuk ka dilema, mendon të godasë “Azzurrët” nga krahët. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment