Futboll Shqipëri Sport

PASOJAT E KASTRIOTIT/ “Dhimbje koke” për Dajën, 6 lojtarë mungojnë ndaj…

Në javën e 16-të të Superligës, një ndeshje shumë interesante është edhe ajo mes Flamurtarit dhe Laçit . Vlonjatët kërkojnë të rikthehen patjetër tek fitorja, pasi në takimin e fundit janë mundur në mënyrë befasuese në Fushë – Krujë nga Kastrioti.

Megjithatë, ajo që bie në sy për takimin e radhës është fakti që rrezikojnë të mungojnë 6 lojtarë. Si fillim ende nuk dihet nëse do të lujë portieri Enea Koliçi, i cili vuan nga një dëmtim. Agustin Torasa ka po ashtu të njëjtin problem. Më tej nuk dihet nëse Danilo Alvesh është plotësishtë i gatshëm për t’u rikthyer në fushë. Gjithashtu, mungesa të sigurta janë Batha edhe Useini për shkak të kartonëve, ndërsa në fund është Deliaj si i dëmtuar.

Nëse askush prej këtyre futbollistëve nuk do të jetë në fushën e lojës, atëherë ndeshja për Flamurtarin do të ishte shumë e vështirë, pasi përballë kurbinasve, një tjetër hap fals, do të thoshte se skuadra e Dajës do të ishte shumë larg objektivave të sezonit.

Related posts

RIKTHEHET LIGA E KOMBEVE/ Këto janë ndeshjet e sotme, ja SUPER përballja

Isa.Autor

VLERA FINACIARE/ Kukësi kushton më shumë se Partizani, ja futbollisti më i shtrenjtë

Isa.Autor

SERIE B “FLET” SHQIP/ Binjakët Shpendi e mbyllin me “dopietë”, 27 gola në total

F.autor

Leave a Comment