Futboll UEFA

Takaj premton nga Gjeneva: Do ta çojmë çështjen deri në fund. Duhet të trajtohemi si europianë

Sot në Korçë pati një tubim masiv kundër dënimit të mundshëm të Skënderbeut nga UEFA. Mijëra qytetarë të Korçës dolën në rrugë për të mbështetur klubin bardhekuq, i cili për vite me radhë ka ngrohur zemrat e tifozerisë me arritjet që ka bërë si brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Gjenevë. Megjithatë për herë të parë ai pranon të flasë rreth dënimit të mundshëm të skuadrës së tij, ku për “newsport.al” thekson se ka shumë prapaskena në këtë mes.

Gjithashtu falënderimi i tij është i përzemërt për të gjithë ata që dolën sot në shesh duke protestuar për akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Si ndjeheni pas gjithë asaj pjesëmarrje në tubimin paqësor të qytetarëve korçarë?

Jam shumë i emocionuar, pasi ishte një pjesëmarrje mbështetëse shumë e madhe dhe kjo e ka një logjikë. Jemi prej 8 vitesh bashkë dhe kjo është gjë e mirë, pasi korçarët e kanë mbështetur Skënderbeun në kohë dhe momente të vështira. Ne jemi pjesë e përbashkët brenda dhe jashtë vendit.

Ka prapaskena?

Nuk diskutohet që ka prapaskena, por ne po merremi seriozisht me çështjen, pasi unë vetë jam në Gjenevë. Do ta çojmë këtë çështje deri në fund dhe duhet të trajtohemi si europianë dhe jo si shqiptarë.

A keni marrë avokat?

Po, kemi marrë një studio në Gjenevë.

Kur thoni prapaskena, nga kush?

Po nuk diskutohet që ka prapaskena, pasi nuk mund të shpërndahen dokumente ashtu në media pa u përfunduar procedurat ligjore, sepse ka të bëjë me emrin e ekipit. Pra, quhet fajtor pa qenë i tillë dhe dëmtohet imazhi. Si mund të flitet kështu para se të merret vendimi? Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Ne do ta shohim me prioritet dhe do të punojmë fort për suksesin, për të mos njollosur emrin e ekipit. I falenderoj të gjithë që japin mbështetje për Skënderbeun dhe i falenderoj qytetarët korçarë për mbështetjen.

Related posts

KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Lojtari i Kombëtares transferohet në Serie A tek klubi…

Delo.autor

SERIE A Interi në hall, Icardi dhe Perisic në dyshim për Genoan

Q.Autor

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Tifozët e Manchester United tani kanë një kërkesë për klubin e tyre (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment