Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI I YOUNG BOYS/ Guillaume Haorau: Juventusi do të fitojë Champions Leaguen

Mbrojtësi i Young Boys, Guillaume Haorau parashikon Juventusin si fitues të Champions League këtë sezon.
“Janë një ekip i çmendur”.

Francezi shënoi dy herë ndaj “zonjës së vjetër” në ndeshjen e fazës finale me grupe, duke i dhuruar humbjen e vetme jashtë shtëpie Max Allegrit, këtë sezon.

“Ka qenë pasditja më e bukur e karrierës sime,”-ka thënë Hoarau për Gazzetta dello Sport.

“Para ndeshjes ne thamë që duhet të ishim perfektë dhe e bëmë, për veten tonë dhe tifozët.”

“Juventusi është një ekip i çmendur, i jashtëzakonshëm. Ata ishin të fortë, por kur shton edhe CR7… Dhe kanë një mentalitet të fortë, nuk lodhen asnjëherë duke fituar.”

“Nuk shoh asnjë pikë të dobët, nëse do më jepnit një xham zmadhues… pika e tyre e fortë është sakrifica, që çdonjëri bën për të bërë të mundur fitoren.”

“Kush do ta fitojë Champions League? Juventusi, por do duhet t’i kalojnë hapat me radhë. Dhe shpresoj të takojnë ish-ekipin tim, Paris Saint-Germain, në finale.”

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta “hakmerret” ndaj Skënderbeut me golin e Bregut në Korçë

Delo.autor

E BUJSHME/ Napoli shumë pranë sulmuesit të Real Madridit

Isa.Autor

TJETER FITORE/ Shqipëria mund Ishujt Faroe, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë në grup

F.autor

Leave a Comment