Basketball Sport Të tjera

SKANDAL NË NBA/ Ndeshja e basketbollit ndërpritet nga sherri masiv, lojtarët përplasen keq me njëri-tjetrin (VIDEO)

Ndeshja e basketbollit në NBA midis Lejkërsave dhe Torontos, përfundoi me një sherr midis lojtarëve të dy ekipeve.

Shtatlartët humbën kontrollin teksa u përfshinë të gjithë në një konfrontim fizik, por më pas gjithçka u shua për të vazhduar minutat e mbetura të sfidës. Protagonist të sherrit ishin lojtarët Denis Shrëder dhe Anunobi, teksa në mbrojtje të shokut të tij u përfshi dhe basketbollisti tjetër Harrel, të cilët më pas u përjashtuan nga arbitri i ndeshjes për të mos e vazhduar më ndeshjen.

Ndeshjen e fituan Lejkërsat me rezultatin 110-101, dhe pse ishin në fushën e lojës pa yllin e tyre, LeBron Xhejms.

Related posts

“MBPAPPE? TASHMË DINI GJITHÇKA”/ Princi i Katarit: Jemi pronarë të PSG, por unë dua Barcelonën

Delo.autor

DERBI/ Partizani lë Elbasanin dhe niset drejt kryeqytetit, zbulohet formacioni zyrtar

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Mbappe, “Jashtëtokësori” ndëshkon Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment