Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Ja 2 përforcimet e para për Solskjaer…

Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer do të jetë ndryshe nga ai i Jose Molurinho, kjo edhe për faktin se klubi ka vendosur të ndërhyjë në merkaton e janarit për të sjellë të paktën 3 përforcime për trajnerin e ri, nga një për çdo repart. Përforcimet kushtëzohen edhe nga fakti se skema e re e trajnerit të “djajve të kuq” do të jetë 4-2-3-1.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, në mbrojtje do të synohet transferimi i lojtarit të kombëtares së “3 luanëve”, Harry Maguire, që luan me Leicester. Ky lojtar është kërkuar me ngulm nga Mourinho që verën e këtij viti, por transferimi nuk u realizua asnjëherë. Në janar Manchester do të tentojë të mbyllë çështjen dhe të sjellë mbrojtësin e qendrës në “Old Trafford”.

Për sulmin, që këtë sezon ka çaluar shumë, synohet lojtari i West Ham, Marko Arnautovic, që konsiderohet i përshtatshëm për skemat e trajnerit Solskjaer. Sulmuesin 29-vjeçar i kombëtares austriake do të ndihmonte më shumë Lukakun në repartin e avancuar, duke parë mungesën e Alexis Sanchez.

Related posts

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Sadik.Autor

KLUBI ITALIAN I BËN THIRRJE IBRAHIMOVIC/ Flet Presidenti: Po presim që të të shohim… (FOTO)

Delo.autor

“DËSHIRA IME ËSHTË TË FITOJMË DERBIN”/ Flet presidenti Demi: Stolin e kemi më të fortë se vjet, shpresoj…

Delo.autor

Leave a Comment