Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Perez e sheh si pasuses të Modric, në sulm për kampionin e botës…

Merkatoja e dimrit tashmë është te dera. Gjërat kanë nisur të lëvizin. Real Madridi është zakonisht qendra e të gjitha llojeve të thashethemeve në këtë drejtim, teksa flitet për oferta, ndjekje lojtarësh etj. I fundit që ka dalë në skenë për të mbërritur në “Santiago Bernabeu” ka qenë francezi Nabil Fekir (25 vjeç), mesfushori-sulmues i Lyon.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i ndërkombëtarit francez ka qenë i lidhur me Real Madridin. Verën e kaluar, futbollisti në fjalë, tashmë kampion bote, ishte në radarët e ekipeve të tjera të mëdha europiane. Disa prej tyre bënë përpjekje për ta rekrutuar. Barcelona e testoi marrjen e tij një vit më parë, por interesi i tanishëm katalanas fokusohet mbi De Jong dhe për francezin.

Fekir i përfundon kontrata në qershor të vitit 2020, diçka që e shqetëson klubin e kryesuar nga Jean-Michel Aulas, i cili ka ndeshur në refuzimin e francezit për të rinovuar. Drejtuesit e Lyon e dinë që, nëse Fekir nuk e rinovon kontratën në muajt e ardhshëm, situata do të jetë nën kontroll të plotë të vetë lojtarit.

Ky i fundit ka luajtur 16 ndeshje në kampionat dhe Champions, me një rekord prej 6 golash dhe 4 asistesh. Numra që tregojnë se përmbush kërkesat e klubeve më në zë të kontinentit. Real Madridi është aktualisht në fazën e studimit të operacionit të mundshëm. Në të vërtetë, te Fekir presidenti Florentino Perez shikon pasuesin ideal të Luka Modric.

Related posts

LIPPI ANALIZON FUTBOLLIN ITALIAN/ Nga ringjallja e “Axurrëve” te “qershia mbi tortë” e Juves

Delo.autor

Swansea-Liverpool, ja çfarë thonë shifrat

Q.Autor

Juve-Udinese, torinezët duan 3 pikët dhe vendin e parë

Q.Autor

Leave a Comment