Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PRESIDENTI I “FSHF”/ Armand Duka: Suksesi i Euro 2016 do të përsëritet, 2018 vit i projekteve të mëdha

Viti 2018 është në ditët e fundit të tij, ndërsa pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një mbrëmje, ku ndër të tjera u bën dhe bilancet për atë që është lënë pas. Kombëtarja e parë por dhe ekipet zinxhir patën një vit zhgënjyes në fazat eliminatore, ndërsa Superliga edhe këtë sezon vuan sërish mungesën e tifozëve në tribuna. Investimet zënë zërin kryesor të buxhetit të FSHF, e cila është e angazhuar në dy vepra madhore, si stadiumi “Arena Kombëtare” dhe kompleksi sportiv “Shtëpia e Futbolli”.

Për këto dhe të tjera tema, Telesport zhvilloi një intervistë me numrin një të federatës, Presidentin Armand Duka, i cili u shpreh se viti 2018 ka qenë pozitiv në aspektin e investimeve, ndërkohë që futbolli ka pasur rritje në aspektin cilësor. Kandidimin e tij në Komintetin Ekzekutiv të UEFA-s e lidh me dëshirën që futbolli shqiptar të jetë vendimarrës në këtë organ. Edhe pse ky ishte vit zhgënjyes për ekipet kombëtare, Armand Duka është besimplotë kur shprehet se talentet janë premtues, dhe kombëtarja shumë shpejtë do të përsërisë suksesin e dy viteve më parë.

Bilanci për vitin që po mbyllet? 

Viti 2018, nëse do të thoja çfarë është bërë më mirë dhe që duhet të mbahet mend, është vitit i projekteve të mëdha dhe viti në të cilin po përfundojmë projektin më të madh nga shifrat, rëndësia dhe madhësia, stadiumin “Arena Kombëtare”. Një tjetër projekt i madh i cili ka filluar edhe është drejt përfundimit, që do të inaugurohet në 2019, është shtëpia e futbollit. Aty do të ketë dy stadiume, zyra, të gjitha ambientet ndihmëse për ekipet kombëtare shqiptare, jo vetëm për stërvitje por edhe për ndeshje.

Gjithashtu ka filluar projekti i stadiumit të Kukësit, një stadium dhe ai simpatik dhe komod me 6.000 vende, që plotëson kriteret për ndeshje kombëtare të kampionatit shqiptar por dhe ato ndërkombëtare. Gjithashtu dhe investime të tjera, që janë bërë në fusha të ndryshme në Shqipëri. Pra ky është viti i projekteve në investimeve. Futbolli gjatë gjithë vitit ka qenë në qendër të vëmendjes, ka qenë më kualitativ, ka pasur më shumë garë.

Patjetër që ka dhe gjëra, kritika, të meta, që duhet të korrigjohen. Kërkohen gjithmonë rezultate më të mira, kërkohet të arrihen objektivat maksimal, por vështirë se gjithmonë ata që e bëjnë lojën, ata që luajnë do të arrijnë objektivat maksimale. Mjafton ti kesh ato, ta luash lojën, ta respektosh atë, të bësh “fair-play”.

Krijimi i “Ligës Profesioniste”, premtim i mbajtur?

Është një nga projektet që duhet ta thoja. Projektet e mëdha të 2018, një formë organizimi që urojmë të jetë e suksesshme. Të rrisë nivelin e organizimit, e përgjegjshmërisë, e promovimit të Kategorisë Superiore në Shqipëri.

Beteja e dytë për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, pse vendosët?

Objektiv, Betejë! Ok, kjo është një garë, një garë për drejtimin apo organin drejtues të futbollit evropian, një organ shumë i rëndësishëm. Nuk e shoh vetëm si garë individuale. Nëse e synoj, e synoj që në tavolinën apo organin drejtues vendimarrës të UEFA-s të jetë dhe futbolli shqiptar. Uroj që të jetë një zhvillim pozitiv për të gjithë ne.

Kombëtarja dhe angazhimi i Christian Panuccit me seleksionimet e moshave?

Ka kohë që federata investon shumë në futbollin e fëmijëve. Në ekipet e moshave, jo vetëm kombëtare por dhe ato rajonale, për të pasur një të ardhme sa më të sigurtë. Për këtë ka qenë pjesë e seleksionimit, gjithmonë jo vetëm tani, trajneri i kombëtares dhe i gjithë stafi teknik, i cili synon që të sjelli, të promovojë, talentet më të mira të futbollit shqiptar për tu bërë nesër futbollistë të ekipit “A”. Unë shoh, syri im nuk është sy teknik, por informohem nga skautët tanë, drejtoria teknike, që brezat e pas viteve 2000, sidomos brezi i vitit 2003-2004, është një brez i shkëlqyer, që do të ketë të ardhme. Kështu që mendoj se do të rikthemi në ato rezultate historike që bëmë në 2016.

Related posts

Spali në epërsi, shënon golin Andrea Petagna (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Juventus MERR përgjigjen e Salah, ja oferta “GALOPANTE”

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Laçi mposht Kukësin dhe shkojnë -3 nga Tirana në krye

Delo.autor

Leave a Comment