Futboll Sport

RIKTHEHET FRANK DE BOUER/ Ja skuadra që do të drejtojë trajneri…

Frank De Boer ka bërë një rikthim në stol, kësaj here tek Atlanta United në SHBA. Holandezi 48-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me këtë klub, pas largimit të Gerardo Martino për arsye personale.

Në një deklaratë të gjatë, Atlanta, e cila fitoi titullin e MLS në vetëm vitin e dytë të ekzistencës së vet, konfirmon trajnerin De Boer. Atlanta duket mjaft e entuziazmuar për këtë “rekrutim”, duke përmendur aftësitë sulmuese dhe dëshirën për të zhvilluar lojtarët e rinj të trajnerit holandez.

Një deklaratë lexohet: “Atlanta United njofton sot se ka rënë dakord për një kontratë shumëvjeçare me Frank de Boer, për t’u bërë trajneri i ardhshëm i klubit.

Një lojtar legjendar holandez, me përvojë edhe si trajner, De Boer e filloi karrierën e tij menaxheriale tek Ajax, ku fitoi katër tituj të njëpasnjëshëm në “Eredivisie”.

De Boer, gjithashtu, kishte një karrierë të shkëlqyer si futbollist, duke regjistruar më shumë se 15 sezone në nivele të larta te Ajax dhe Barcelona. De Boer do të prezantohet zyrtarisht para mediave përpara fillimit të sezonit të vitit 2019.

Ndërsa ka stërvitur në akademinë e Ajax, e cila njihet për programet më të mira zhvillimore në të gjithë Europën, De Boer do të përdoret si instrument në marrjen dhe zhvillimin e shumë lojtarëve të rinj”.

Related posts

GJATË DEBUTIMIT ME BARCELONËN/ Victor Valdes tregon: Askush nuk i blinte këpucë të reja, kështu që…

Delo.autor

Nëse largohet nga Reali/ Këto janë ofertat për klubin e ri të Ronaldos

Sadik.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT PËR HESHTJEN E “PLESHTIT”/ Pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?

Delo.autor

Leave a Comment