Futboll Seria A Sport

HIGUAIN “OUT”/ Milani tenton talentin që fundosi Gjermaninë në Botëror

Gonzalo Higuain është gjithnjë e më larg Milanit. Sulmuesi fizikisht është në Milano, por mendërisht jo, sepse duket qartë që është fikur dhe pret vetëm janarin për t’u larguar.

Në Itali mediat janë të sigurta se në janar argjentinasi do të transferohet në Angli dhe Sportmediaset shkruan se pak javë më parë Pipita ka pasur një bisedë telefonike me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, duke folur edhe për transferimin te Chelsea.

Pas Milan-Juve, ku Higuain humbi 11-metërsh dhe doli me karton të kuq, Sarri e ngushëlloi sulmuesin dhe që aty ideja e transferimit në Londër është kthyer në bindje për Gonzalon, aspak i kënaqur te Milani, ku nuk shënon prej kohësh dhe po duket gjithnjë e më i izoluar.

Chelsea e donte me ngulm që në verë, por Milani ndërhyri për shkak të marrëdhënieve të mira me Juven dhe lëvizjet që po bënte me klubin bardhezi. Tani Higuain kërkon të kryejë lëvizjen që donte që në verë, edhe pse duhet gjetur formula e duhur dhe duhet kënaqur edhe Juventusi.

LOZANO, OBJEKTIVI I RI – Një emër i ri ka dalë në skenë për Milanin, sepse Mino Raiola kërkon t’i dhurojë sulmuesin Hirving Lozano. 23 vjeç, meksikani është një makinë golash në Holandë te PSV, ndërsa dhuroi spektakël në Kupën e Botës, duke shënuar golin që mundi Gjermaninë.

Lozano ka kontratë deri në 2023 në Holandë dhe PSV kërkon 40 milionë euro, ndaj do jetë një tratativë e ndërlikuar, por nëse Milani kishte planifikuar thuajse 40 milionë euro për Higuain, nuk ka arsye përse të mos i shpenzojë për një lojtar me të ardhme të shkëlqyer duke parë moshën e tij. Përveç kësaj, Milani do të arkëtojë thuajse 40 milionë euro në fund të sezonit nga Sevilla, për Andre Silva.

Related posts

NGA DE JONG TEK RONALDO/ Ja operacionet e merkatos që lindën prej… hidhërimit

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Luftëtari, Barazojnë miqtë. Fili dërgon në delir “gjirokastritët”

Delo.autor

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Një argjentinas mund të shuajë ëndrrën e brazilianit

Delo.autor

Leave a Comment