Futboll Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Kinezët JOSHIN me MILIONA yllin e PSG-së

Sulmuesi mund të braktisë në fund të sezonit Paris Saint Germain.

Për 31-vjeçarin Edinson Cavani u përfol për rikthim të mundshëm te Napoli, por së fundmi atë duket se e kanë tunduar milionat që vijnë nga Kina.

“Corriere dello Sport”raporton se Cavani ndjen nostalgji për Napolin, por aktualisht paga që merr te PSG shkon në 12 milionë euro, dhe vështirë të transferohet te Napoli me një pagë më të ulët.

Në Itali janë gati të ofrojnë deri në 7 milionë, por nga ana tjetër kanë nisur ofertat edhe nga Kina.

Janë disa klube kineze që janë të gatshme të plotësojnë pretendimet financiare të 31-vjeçarit, i cili tashmë mendon të nënshkruajë kontratën e jetës dhe të përfitojë sa më shumë.

Related posts

“PËRULU PARA MBRETIT”/ Bomberi Ibra i kundërpërgjigjet thumbës së Lukaku me… kapuçino (FOTO)

Delo.autor

LARG PORTUGALISË/ Cristiano Ronaldo “dhuron” spektakël në plazhet e Monte Carlos

Isa.Autor

Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment