Futboll Seria A Sport

MESAZH GATTUSOS PAS DËMTIMIT/ Mbrojtësi i Milanit, Conti: Kam kaluar një periudhë të vështirë, por tashmë jam…

Erdhi te Milani në verën e 2017-ës si një futbollist për të tashmen dhe për të ardhmen, por Andrea Conti ishte vërtetë i pafat në aventurën e tij kuqezi, pasi u përball me një kalvar dëmtimesh.

Mbrojtësi anësor, që spikati te Atalanta, iu nënshtrua dy operacioneve radhazi, që e mbajtën jashtë fushave për më tepër se një sezon dhe tashmë prej rreth dy muajsh stërvitet rregullisht me skuadrën.

Në një intervistë për mediat kuqezi, Conti pranoi se tashmë ka lënë pas periudhën e errët të dëmtimeve dhe është gati të fillojë të marrë minuta në këmbë, ndonëse pranoi se ende nuk mund të luajë për një ndeshje të plotë.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, por fatmirësisht tashmë jam rikuperuar plotësisht dhe prej gati dy muajsh stërvitem me grupin. Kam luajtur disa ndeshje me të rinjtë, për të fituar minuta dhe mendoj se jam gati për t’u rikthyer në fushë. Natyrisht që nuk mund ta nis një ndeshje nga fillim, pasi më ka humbur ritmi, por në lojë e sipër, mund të luaj disa minuta, gjithmonë nëse trajneri e shikon të arsyeshme”, deklaroi Conti.

Related posts

SUPERIORE/ Tirana dhe Kukësi marshojnë, ndizet lufta për podiumin. Ja si ndryshon situata pas javës së 11…

Delo.autor

KUJTON PËRMBYSJEN HISTORIKE KUNDËR BARCELONËS/ Shaqiri: Kurrë s’kam menduar se do t’i mposhtim 4:0

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Futbollisti i kombëtares lë stërvitjen: Le të lutemi për…(FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment