Futboll Sport

Petkovic: Kulturat e ndryshme, sekret i suksesit të Zvicrës

Shumëllojshmëria e kulturave e kanë forcuar shumë kombëtares e Zvicrës. Në këtë përfundim ka dal trajneri i helvetëve, Vladimir Petkovic që në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Suedisë ka deklaruar se përbërja nga kombësi të ndryshme ka ndihmuar kombëtaren të rritet.

“Kemi arritur t’i sjellim bashkë kulturat e ndryshme, talente të ndryshme, ideologji ndryshe dhe ato po na ndihmojnë të luajmë futboll të mirë. Kemi një skuadër ku kimia është e mirë, gjithçka po shkon mirë dhe kjo është garantuese për sukses”.

“Kur kaloni në turne tregon që kemi luajtur mirë. Suedia është kualifikuar, eliminoi Italinë dhe kaloi grupet lehtë. Nuk janë kundërshtarë të dobët… Mund të jemi një befasi për ata që na nënçmojnë. Duam të fitojmë nesër, por nuk mendoj se ky është synimi përfundimtar”,-ka thënë ai.

Related posts

CHAMPIONS/ Uzuni i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaros. Tani sfidon Olajinkën

Delo.autor

Ja arsyet pse Higuain do të SHKËLQENTE te Chelsea

Sadik.Autor

Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt klubit të madh spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment