Bundesliga Futboll Sport

MODRIC NUK ËSHTË I VETMI/ Trajneri i Bayern, Kovac: Luka Jovic është “RIVALI I PANJOHUR” i Messit për…

Modrici nuk është i vetmi, Luka i cili është duke e përfunduar vitin 2018 në mënyrë të mrekullueshme, pasi që Luka Jovic është golashënuesi më i mirë në Bundesligë, së bashku me Paco Alcacer me gjithsej 12 gola.

Nuk do të jetë e lehtë për sulmuesin e Frankfurtit dhe Kombëtares së Serbisë të vazhdojë me formën e tij para portës, pasi që në ndeshjen e tij të radhës ai do të ndeshet me Manuel Neuerin e Bayern Munichut.

Ai do të tentojë të vazhdojë me shënimin e golave kundër ish-trajnerit të tij, tani trajner i Bayern Munichut, Niko Kovac, i cili i kishte ndihmuar atij gjatë sezonit të kaluar, kur e fituan së bashku Kupën DFB Pokal.

Sezonin e kaluar, i huazuar nga Benfica, me tetë gola, katër prej të cilave erdhën nga ndeshjet ku ai ishte inkuadruar si zëvendësim. Ai luajti në gjithsej 22 ndeshje të sezonit të kaluar të Bundesligës me Frankfurtin.

“Nëse vazhdon kështu, ai do të jetë një lojtar i klasit botëror. Ai është një ndër më të mirët në Evropë në moshën e tij, ai mund të shënojë me dy këmbët e tij dhe me kokë, është një sulmues i kompletuar”, ka thënë Kovac.

Nga 17 golat e shënuara gjatë këtij sezoni, duke i shtuar këtu edhe pesë nga Evropa Liga, ku është golashënuesi i dytë më i mirë, tetë janë shënuar me këmbën e tij të majtë, shtatë me këmbën e djathtë dhe dy me kokë.

Ndeshja më e mirë për 20-vjeçarin këtë sezon ishte ajo kundër Fortuna Dusseldorfit, ku ai i kishte shënuar pesë gola në një ndeshje të vetme, duke e thyer rekordin për lojtarin më të ri që e arrin këtë statistikë.

Vetëm Paris Saint-Germaini (33), Barcelona (31) dhe Dortmundi (27) i kanë shënuar më shumë gola se Frankfurti këtë sezon. Klubi gjerman ka arritur t’i shënojë 26 gola me treshen e sulmit të tij: Jovic (12), Sebastien Haller (9) dhe Ante Rebic (5).

Related posts

DUKET SA NJË DEKADË/ Zidane feston katër vjetorin nga emërimi i tij si trajner i Real Madrid

Delo.autor

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

F.autor

“RONALDO? NDIKIMI I TIJ ËSHTË I DUKSHËM”/ De Gea: Është legjendë e klubit, mrekulli të stërvitesh me të…

Delo.autor

Leave a Comment