Futboll Seria A Sport

ZBULIMET TRONDITËSE TEK MILAN/ Përgjime të paguara nga Fassone

Milani jo vetëm që nuk po ngre kokë në fushë, duke humbur edhe vendin e katërt, por nga java në javë duhet të merret edhe me gjyqe. Nëse ai me UEFA-n është jetik për të ardhmen e klubit, ai me ish-administratorin e deleguar Marco Fassone është një njollë për një klub legjendar si Milani.

Repubblica dhe Sole 24 raportojnë sot se Fassone është tashmë nën akuzë për përgjime të paligjshme dhe spiunazh. Ish-drejtori sportiv është paditur nga Milani për një shpenzim prej 74 mijë eurosh, shifër e përdorur për të paguar një firmë investigative, Carpinvest srl, për të vëzhguar e ndjekur 4 gazetarë.

Gjithçka lidhet me një ngjarje të periudhës shkurt-mars të këtij viti, kur drejtuesit e Milanit po kërkonin të zbulonin burimin e disa informacioneve të rezervuara, ndaj gazetarët Enrico Currò e Luca Pagni të Repubblica-s, Carlo Festa i Sole 24 Ore dhe Tobia De Stefano i Libero u vendosën nën vëzhgim nga hetues privatë.

Jo vetëm kaq, sepse Fassone kishte paguar edhe për kontrollin e telefonëve dhe tableteve të 4 punonjësve të Milanit, Agata Frigerio, Giuseppe Mangiarano, Giovanna Zian e Angela Zucca. Këtyre u ishin kontrolluar edhe tabulatet telefonike, me kërkesë zyrtare drejtuar Telecom-it.

Shpenzimi total ishte 74 mijë euro dhe tashmë grupi pronar i Milanit, Elliott, akuzon: “Këto 74 mijë euro nuk kanë lidhje me administrimin e klubit dhe janë shpenzuar për qëllime që nuk përkojnë me objektivat e Milanit”.

Related posts

REJA E “SPONSORIZON”, MOURINHO NUK E DO/ Roma i kthen përgjigje për Kumbullën skuadrës që e do huazim

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 30 sekonda nga starti i pjesës së dytë, mesfushori Linetty ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA PËR HERË TË PARË NË CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Gasperini: Do ta përfaqësojmë me nder…

Delo.autor

Leave a Comment