Futboll Seria A

Suso karikon Milanin para derbit kundër Interit

Suso iu është përgjigjur pyetjeve të tifozëve. Ëndrra e Milanit kalon nën këmbët e tij. “Kupa e Italisë ose vendi i katërt? Preferoj vendin e katërt, një vend në Champions League do të ishte më i rëndësishëm. Do të jetë shumë e vështirë, varet nga ne. Duhet të vijojmë kështu”. Brenda pak ditësh Juve dhe më pas Interi. “Mendoj se do të jetë pak e vështirë me Juventusin. Derbi është i paparashikueshëm, gjëja më e rëndësishme është rezultati”.

Janë ditë vendimtare për ëndrrën dhe lavdinë e Milanit: të shtunën Juve dhe të mërkurën derbi, dy ndeshje që nuk duhet të gabojnë për të vijuar që të ndjekin vendin e katërt. “Të shtunën do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kundër një skuadre që gjatë viteve të fundit po tregon se është një nga më të fortat në Europë. Jemi duke punuar shumë mirë dhe duke u përmirësuar shumë, kemi besim dhe kjo shihet edhe në stërvitje. Na shërben një ndeshje perfekte, do të provojmë, normalisht që duam të fitojmë”.

Është dhe Kupa e Italisë për të provuar fitoren. “Duam që të arrijmë në Champions League, nuk harroj që kemi një finale kundër Juventusit. Do të jetë shumë e rëndësishme të fitojmë një trofe. Ne mendojmë për Kupën e Italisë dhe të arrijmë në katërshe. Këto janë dy objektivat e këtij viti. Për vitin e ardhshëm do të mendojmë më vonë”.

Kura “Gattuso” po funksionon maksimalisht. “Stërvitjet? Trajnimet janë shumë të vështira dhe e dëgjojmë që ai bërtet çdo sekondë në fushë duke u treguar edhe më i duruar. Kur luaj një pjesë në hapësirën para tij e dëgjoj që bërtet për 45 minuta, preferoj ta dëgjoj edhe për 45 të tjera. Normalisht po bëj shaka, nesër do më duhet që të vrapoj një orë”.

Ringho ka ditur të perfeksionojë edhe dhomën e zhveshjes. “Kishte kohë që nuk shihnim një të tillë. Jemi një grup i bukur. Natyrisht flas më tepër me ata që flasin në gjuhën time, por janë të gjithë djem të mrekullueshëm”.

Shumë prova me Milanin për të fituar një vend në Botëror. “Varet çdo gjë nga ajo që bëj me Milanin. Por, është pak e vështirë në Itali, sepse në Spanjë ka të tjerë lojtarë më të fortë. Dua ta dërgoj Milanin në Champions League”.

Related posts

OLYMPIACOS-BAYERN MUNICH/ Sulmuesi El Arabi mposht Neuer dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheiku i PSG ofron 50 milion euro për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E SERIE A/ Për Prandellin dy skuadra kanë diçka më shumë se Juventus

Delo.autor

Leave a Comment