Futboll Seria A Sport

MORI 4 “shuplaka” nga Arsenal/ Tottenham shkruan historinë me REKORDIN NEGATIV

Humbja 4-2 e Tottenham ndaj Arsenal jo vetëm që i dha një goditje të rëndë në luftën për titullin kampion, por gjithashtu ka bërë që të shkruajnë historinë me një rekord negativ. Spurs kanë pësuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në historinë e Premier League.

Dopieta e Pierre-Emerick Aubameyang dhe golat e Alexandre Lacazette dhe Lucas Torreira në pjesën e dytë kanë bërë që Tottenham të kalojë Everton për t’u bërë klubi që ka lejuar më tepër gola në portën e tij. Tashmë Spurs kanë 1,282 gola të pësuar në Premier League.

Megjithëse skuadra e Mauricio Pochettino-s, e cilia ka zbritur në vend të pestë të renditjes, ka pësuar vetëm një gol më shumë se Everton që nga sezoni 1992/93.

Si Everton ashtu edhe Tottenham nuk kanë munguar në kategorinë superiore angleze që prej zanafillës së saj më 1992. Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë klubet e tjera që kanë qenë në Premier League në të gjithë 27 sezonet.

Liverpool ka pësuar 1,029 gola, Topçinjtë kanë lejuar 980 gola, ndërsa Chelsea 974 dhe United 898.

Related posts

Befason Guardiola, qendërmbrojtësin e Anglisë e llogarit si mesfushor

Sadik.Autor

Transferimi tek Barcelona, Coutinho sakrifikoi pagën për katalanasit

Q.Autor

Luftëtari jo i vetëm në Letoni, tifozët “përshkojnë” kilometra të tëra (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment