Futboll Premier League Sport

“FALEMINDERIT KLOPP, MË KE BËRË TRAJNER MË TË MIRË”/ Guardiola: Ja si e festuam titullin me ekipin

Pep Guardiola thotë se trajneri i Liverpu lit, Jyrgen Klop, e ka bërë atë një trajner më të mirë pas suksesit të Mançester Sitit në Premier Ligë. “Qytetarët” i rimorën fronin Liverpulit të martën, pas fitores së Lestërit në “Old Trafford”. Dhe Pep, i cili rinovoi për 2 vite të tjera në “Etihad” vitin e shkuar, ka fituar 3 tituj kampion me Sitin dhe 8 trofe të tjerë të rëndësishëm.

Dhe në 29 maj në “Dragao” mund t’i shtojë edhe Champions-in e parë në historinë e klubit. Klop, i cili ka qenë rival i katalanasit edhe në Bundesligë, kur ata drejtonin Dortmundin dhe Bajernin, i dërgoi një mesazh urimi 50-vjeçarit dhe e cilësoi atë trajnerin më të mirë në botë. “Unë e vlerësoj shumë. Ai dhe Ançeloti më uruan, kështu që i vlerësoj shumë.

Nuk kam pasur shumë mundësi që t’i kthej mesazhet, por do ta bëj sot (dje). I admiroj që të dy. Jyrgen, sigurisht, është një frymëzim për mua dhe ai më ka bërë përmes skuadrave të tij të Dortmundit dhe Liverpulit, një trajner më të mirë. Ai më ka bërë të mendoj shumë për ndeshjet dhe gjithçka, kështu që e vlerësoj shumë”.

FESTA E ÇMENDUR – Përpara ndeshjes së sotme me Njukasëllin, Pep zbuloi se skuadra e ka festuar titullin kampion, të tretin në 4 vitet e tij në “Etihad”, me një mbrëmje me alkool dhe pica në qendrën stërvitore të klubit. “Ishte shumë bukur. Festat e papritura janë më të bukurat. Nëse organizon një festë të madhe, ato janë zakonisht më të mërzitshme se ajo e së martës. Ne u mblodhëm këtu, në shtëpinë tonë.

Pimë pak, kërcyem, u përqafuam shumë. Kujtojmë se ishte shumë bukur. Pastaj ishte ora 23:30, erdhën edhe 15 pica dhe ky ishte momenti më i bukur i asaj mbrëmjeje”. I pyetur për picën e tij të preferuar, katalanasi lëshoi një batutë: “Nuk isha në kushtet perfekte për të vendosur.

Të gjitha ishin shumë të mira. Por këtu në Angli, festat janë gjithnjë vetëm me alkool dhe unë nuk e kuptoj përse. Por momenti që sollën picat ishte perfekt. Ishte një çast i bukur, ishim të gjitha këtu dhe kaluam momente speciale. Ishte një festë e bukur”.

Related posts

ROMA MENDON PËR TË ARDHMEN/ Përforcimi i parë për Mourinho-n vjen nga Parisi, ja emri…

Delo.autor

“TË PËRSËRISIM SEZONIN E KALUAR”/ Sulmuesi Muçi: Me Kukësin do të jetë ndeshje e luftuar, më pëlqen të luaj…

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Lajm i keq për Egnatian, titullari i padiskutueshëm përfundon sezonin

Delo.autor

Leave a Comment