Boks

MPOSHT RIVALIN ME TRE RAUNDE/ Adriatik Cami përfundon karrierën me një titull Kampion Bote

Adriatik Cami është shpallur Kampion i Botës në “kickbox” në peshën 75 kg. Sportisti shqiptar i MMA është përballur mbrëmjen e sotme në ndeshjen e fundit të karrierës së tij si profesionist, me sportistin maroken, Ayoub Zerouali.

Adriatik Camit i janë dashur tre raunde për të mposhtur rivalin, duke u shpallur kështu Kamion Bote në peshën 75 kg, duke rrëmbyer dy breza WKF dhe “The King of the Ring”.

Në moshë 39-vejçare, Cami i ka dhënë lamtumirë sportit profesionist në mënyrën më të mirë të mundshme. “Kickbokseri” shqiptar, që prej vitesh stërvitet në Greqi, kishte shprehur dëshirën që ndeshjen e fundit të karrierës ta zhvillonte në Shqipëri.

Karrierën si sportist amator e ka nisur në vitin 1996 ndërsa në 2003 debuton si profesionist. Adriatik Cami ka një karrierë të gjatë dhe të pasur me ndeshje në pesha të ndryshme.

Në 2005 u shpall kampion ballkanik dhe nënkampion Evrope. Ndërsa në 2016 fitoi titullin evropian në 75 kg, pasi mundi polakun Bieinias në duelin e zhvilluar në Bullgari.

Para duelit të Adriatik Camit, janë zhvilluar dhe disa ndeshje të tjera në MMA, ndërsa i gjithë eventi i mbrëmjes së sotme është transmetuar direkt në ekranin e Telesport.

Related posts

SKANDALI ME BOKSIERËT E KOSOVËS NË SERBI/ Reagon KOKSH: Ngjarje e turpshme dhe e patolerueshme

Delo.autor

Tyson Fury: Dua fituesin e duelit Bellew-Haye, ose të dy bashkë

Sadik.Autor

SUPERDUELI/ Fury: WILDER do ketë fatin e Klitschko, asnjë GRUSHT i tij nuk do më

Isa.Autor

Leave a Comment