Futboll Ligue 1 Sport

VAZHDOJNË TË KRYESOJNË BINDSHËM/ Mbappe i jep fitoren Parisit ndaj Nantes

Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 ndaj Nantes në Parc des Princes. Ishte një sfidë më e vështirë sesa parashikohej për vendasit që gjithsesi në fund kanë marrë fitoren e 15-të të sezonit në Ligue 1. Ndeshja është dominuar nga vendasit dhe kjo tregohet te mbajtja e topit 66% kundrejt 34% të miqve, si dhe nga goditjet drejt portës, plot 22. Por shumica e tyre nuk kanë qenë të rrezikshme teksa Nantes për një moment mendoi se mund të dilte me një pikë nga kjo ndeshje, por ishte lojtari i artë Kylian Mbappe ai që i dha fitoren PSG.

Me mungesën e Neymar, Tuchel ka aktivizuar Mbappe dhe Kavani në sulm me skemën 4-4-2, me Draxler dhe Di Maria në krahë që ndihmonin në çdo aksion. Por ata e kishin shumë të vështirë dhe ra në sy mungesa e kreativitetit që sjell Neymar sa herë që luan. Gjithsesi, në minutën e 69’, pas një krosi në shtyllë të dytë nga goditja e këndit, Mbappe ka shtyrë topin në rrjetë. Një gol që i ka dhënë tre pikët kryeqytetasve, që vazhdojnë të kryesojnë bindshëm kampionatin francez.

Related posts

“JEMI ENDE NË GARË PËR TË FITUAR NJË TROFE”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ndaj Real Madrid do të luajmë për kualifikimin

Delo.autor

Kosova “mbulohet” me medalje/ MBESA e Majlinda Kelmendit fiton të argjendtën në XHUDO

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Daja: Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment